KOSOVA

Dosja e Prokurorisë ndaj Albert Sylajt zbulon kronologjinë e vrasjes së Arlinda Zekajt

Piranjat Përditësimi i fundit 28 October 2026, 23:03
Dosja e Prokurorisë ndaj Albert Sylajt zbulon kronologjinë e vrasjes

Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet se është personi që ka vrarë ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn, më 25.10.2026 në Vitomiricë të Pejës.

Kështu, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës lidhur me të dyshuarin për vrasjen që tronditi vendin.

 KALLXO ka siguruar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, dhe në të përshkruhen veprimet e të dyshuarit në ditën kritike.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se i dyshuari Albert Sylaj nga hakmarrja e paskrupullt e ka privuar nga jeta ish-kunatën e tij, pasi kjo e fundit e kishte raportuar vëllanë e tij (ish-burrin e saj) për dhunë në familje.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, pasi e ndjera ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor në Pejë, ku e kishte raportuar dhunën nga ana e ish-bashkëshortit të saj, i pandehuri Albert Sylaj në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait të tij (Jeton Sylajt) nga Policia, në momentin kur viktima kishte hyrë në dhomën e saj të fjetjes i pandehuri e merr sëpatën dhe hyn në dhomën ku ishte viktima.

Sipas Prokurorisë, viktima ishte munduar të fshihej pas derës dhe i pandehuri fillon ta godasë në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë, e për pasojë ajo mbetet e vdekur në vend të ngjarjes.

Në kërkesë, Prokuroria ka listuar edhe rreziqet që mund të hasen nëse i pandehuri lihet në liri.

Sipas Prokurorisë i njëjti është arratisur nga data 25 deri më 27 tetor 2026, si dhe ekziston rreziku i ndikimit të dëshmitarëve dhe fshehja e provave.

Prokuroria ka thënë se nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, pasi duke u bazuar në të kaluarën e tij i pandehuri është i dënuar me katër aktgjykime të formës së prerë.

Sipas Prokurorisë, masat e tjera alternative nuk janë të mjaftueshme për të siguruar praninë e të pandehurit e në procedure penale.

Vrasja e Arlinda Zekajt

Arlinda Zekaj u vra të dielën, më 25.10.2026, në Vitomiricë të Pejës.

I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili ishte në arrati për dy ditë.

Bazuar në të dhënat fillestare, Policia ka deklaruar se dyshohet që vdekja e saj të ketë ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.

Vetëm pak kohë para se të vritej, rreth orës 19:00 të së dielës, Arlinda Zekaj kishte raportuar në stacionin policor të Pejës rast të dhunës në familje.

Sipas informacioneve të siguruara nga mediumi, viktima më 22.10.2026, rreth orës 16:00, kishte telefonuar Policinë për t’u ankuar lidhur me moszbatimin e vendimit të Gjykatës për kujdestarinë e fëmijës së saj.

Fillimisht, ajo ishte njoftuar nga Policia se për momentin nuk kishte në dispozicion automjet zyrtar dhe se sapo të pajisej me një të tillë do t’i përgjigjej ankesës së saj.

Në ora 17:10, Policia ishte pajisur me automjet zyrtar dhe i ishte përgjigjur telefonatës në fjalë.

Atë mbrëmje, Zekaj e kishte njoftuar Policinë e Kosovës se në shtëpinë e saj ndodheshin persona të tjerë, të cilët po qëndronin aty pa vullnetin e saj.

Brenda shtëpisë Policia ka takuar nënën e ish-bashkëshorit, kunatin e saj (Albert Sylajn, dorasi i dyshuar), dhe dy fëmijët e tij.

Në deklaratën e saj në Polici, Zekaj kishte shprehur mospajtimin me qëndrimin në shtëpi të familjarëve të ish-bashkëshortit, pasi konsideronte se ata nuk kishin të drejtë të qëndronin aty.

Sipas informacioneve Zekaj kishte deklaruar në Polici se në një moment kunati i saj, Albert Sylaj, i ishte drejtuar me fjalët: “Largomu, largomu se t’mys”.

Po ashtu, ajo kishte deklaruar se ishte përballur edhe me një sulm verbal nga ana e Albert Sylajt në momentin kur kishte tentuar ta merrte digitronin.

Mësohet se me urdhër të prokurores fillimisht ishte kërkuar të përpilohej një shënim zyrtar, ndërsa palëve të përfshira u ishte kërkuar t’i siguronin dhe t’i dorëzonin incizimet nga kamerat e sigurisë, të cilat ishin të instaluara në shtëpinë e banimit.

Siç njoftoi Policia, viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar, e më pas është dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë. Sipas Policisë, ajo ishte kthyer në shtëpi me vullnetin e saj.

Organet e rendit kanë deklaruar se pas raportimit për dhunë në familje, burri i viktimës ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Rreth orës 21:10, pasi viktima ishte kthyer në shtëpi, Policia ka marrë informatën se ajo ishte vrarë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?