KOSOVA

Haklaj: Standardet e dyfishta të drejtësisë ndërkombëtare, thirrje për liri për çlirimtarët e UÇK-së

Piranjat Përditësimi i fundit 29 October 2026, 14:57

Haklaj: Standardet e dyfishta të drejtësisë

Përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, Azgan Haklaj ngre shqetësime për atë që e cilëson si zbatim të standardeve të dyfishta të drejtësisë ndërkombëtare, duke vënë përballë procesin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë dhe rolin e politikës serbe në dialogun me Kosovën.

 Ai kërkon drejtësi të paanshme, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe respektimin e së vërtetës historike.

Postimi:

DOSSJER:
SKANERI I SË VËRTETËS - FAKTI - PROVA - DESHMIA- DOKUMENTI !
Agresori në tryezë, viktima në kafaz dhe drejtësia e verbër e shekullit!
E vërteta të bën të lirë!
​Në skenën e ftohtë të gjeopolitikës ndërkombëtare, ku interesat strategjike shpesh peshojnë më shumë se parimet e drejtësisë, po luhet një paradoks i dhimbshëm për Kombin Shqiptar:
Çlirimtarët e Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi po përballen me gjykimin në Hagë, ndërsa figura të rëndësishme të politikës serbe janë ulur për vite me radhë në tryezat ndërkombëtare si partnerë negociatash dhe aktorë të dialogut.
Çfarë Antipodi!
​Nga njëra anë janë ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët përballen me akuza të rënda në Dhomat e Specializuara të Kosovës gjoja po gjykohen si individ'.
Nga ana tjetër është Aleksandar Vuçiçi, ish-ministër i Informacionit në qeverinë e Sllobodan Millosheviçit, i cili ndër vite është bërë figura qendrore e politikës serbe dhe e dialogut me Kosovën.
Ky kontrast ngre një pyetje themelore:
A po zbatohen parimet e drejtësisë me të njëjtin standard për të gjithë, apo interesat gjeopolitike po ndikojnë në mënyrën se si trajtohen përgjegjësitë historike?
​1- Nga trashëgimia e Millosheviçit te rënia e regjimit:
Pasanikët, milionat dhe tentativat e dështuara për grusht shteti.
​E kaluara politike nuk mund të fshihet me ndërrimin e kostumeve, me deklarata diplomatike apo me fotografi në tryezat e negociatave.
Për vite me radhë, përfaqësuesit e Kosovës janë detyruar të negociojnë me një njeri të inkriminuar, krahun e djathtë të Millosheviçit, i cili, së bashku me përsonazhe të tjera si Vulin, Daçiç apo Gjuriq, nuk kanë reshtur së quajturi UÇK-në "terroriste" dhe çlirimtarët "kriminelë".
​Megjithatë, ironia e fatit dhe realiteti politik tregojnë se i njëjti njeri, që dikur shpërndante etiketime për të tjerët, sot po ballafaqohet me vetë serbët e tij dhe me renien e çmontimin e pashmangshëm të një regjimi të konsumuar nga korrupsioni.
Sipas Ana Bërnabiç-it ish kryeministres, kryetares së parlamentit në ikje të Serbisë, Vuçiçit po i bëjnë gati prangat.
Fakti që vetë shoqëria serbe dhe qytetarët e tyre janë ngritur në protestë, i kanë rrëzuar me votë (sikurse u pa në zgjedhjet ku opozita dhe studentët siguruan qindra mijëra vota më shumë) dhe i detyruan liderët e regjimit të përdorin skenare force tregon se pushteti i tyre nuk kishte asnjë bazë morale apo besueshmërie.
Zhvillimet e fundit dëshmuan se kur fasada e pushtetit autokratik çahet, pas anës tjetër të medaljes shfaqet realiteti i zymtë:
Pasanikët e korruptuar të regjimit po nxitojnë të largohen drejt destinacioneve si Rusia apo Arabia Saudite, ndërkohë që miliona euro të zhvatura nga qytetarët vazhdojnë të transferohen fshehurazi.
​Ky zhvillim rrëzon çdo alibi se bëhet fjalë për një lider të paprekshëm apo të pacënuar, duke dëshmuar se e vërteta dhe llogaridhënia herët a vonë arrijnë t'i dalin përballë secilit.
Paradoksi i diplomacisë ndërkombëtare bëhet edhe më i dukshëm kur shikon se si figura që është paraqitur në tryeza si "faktor stabiliteti", në prapaskenë përdor mekanizma autokratikë për të ruajtur pushtetin me çdo kusht.
Zbulimet e gazetës britanike "The Times" dëshmuan se pas humbjes në zgjedhje, Vuçiç u përpoq të zbatonte një skenar force, një grusht shteti për të përmbysur e anuluar rezultatin zgjedhor dhe për të mbajtur në këmbë regjimin e tij. Sipas dëshmive të ish-zyrtarëve të policisë serbe, si Spasoje Vuleviç, ish-drejtues i njësive antiterroriste dhe përfaqësuesve politikë si Sandro Gozi nga Parlamenti Evropian apo Radomir Saiçiç, në qendër të Beogradit kishin qenë të dislokuar rreth 4 mijë efektivë policie dhe 3 mijë persona të veshur me të zeza.
Vetëm pas telefonatave dramatike të nivelit të lartë diplomatik nga qeveritë evropiane rreth orës 21:30, të ditës së zgjedhjeve ai u detyrua të tërhiqej nga skenari ekstrem.
​Ky aksion për ruajtjen e pushtetit përmes kërcënimit dhe forcës dëshmon fytyrën e vërtetë të një regjimi që autokracinë e tij e ushtron si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve në mënyrë kriminale, shkurt Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
Sigurisht që ka shumë krime të pazbardhura, si vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare, rrethanat e vrasjes së të rinjve në kafenenë "Panda" në Pejë, të cilat vazhdojnë të kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi institucionale.
Po kështu, sulmi i armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ngre sërish çështjen e përgjegjësisë penale dhe të strukturave të përfshira.
Përgjegjësia për këto ngjarje duhet të përcaktohet përmes hetimeve, provave dhe procedurave ligjore. Asnjë proces diplomatik nuk duhet të shndërrohet në mburojë ndaj kërkesës për zbardhjen e krimeve.
​2- Lugina e Preshevës:
Kur presioni administrativ kërcënon të drejtat themelore.
​Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shqiptarët përballen me shqetësime serioze lidhur me pasivizimin e adresave, regjistrimin e vendbanimeve dhe pasojat që këto praktika mund të kenë mbi ushtrimin e të drejtave civile për të votuar, për të dokumentuar vendbanimin, për të ushtruar të drejtat e tyre pronësore dhe për të marrë shërbime publike.
​Nëse një praktikë administrative zbatohet në mënyrë diskriminuese, pa transparencë dhe pa mjete efektive ankimi, ajo mund të shndërrohet në mekanizëm të përjashtimit të qytetarëve nga jeta publike.
Për këtë arsye, pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës kërkon monitorim të pavarur, transparencë të plotë dhe verifikim të pasojave konkrete mbi popullsinë shqiptare.
​Nuk mjafton që një shtet ta shpallë veten me fjalë demokratik; ai duhet ta dëshmojë këtë me mënyrën se si i trajton pakicat, si garanton barazinë para ligjit dhe si mbron të drejtat e çdo qytetari.
Kur administrata bëhet mjet për përjashtimin e një popullsie, me pasivizim adresash e spastrim të heshtur burokratik, problemi nuk është më thjesht burokratik: është çështje e të drejtave të njeriut dhe e sundimit të ligjit.
​3. Haga, parimi i përgjegjësisë individuale dhe përgjigjja institucionale.
​Çështja e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë prek një nga plagët më të ndjeshme të historisë së Kosovës: Raportin ndërmjet luftës për çlirim, përgjegjësisë penale individuale dhe mënyrës se si gjykohet e kaluara.
Natyrshëm lind pyetja??
A po gjykohen individët apo UÇK- ja.
Përgjigja është e shkurtër se qysh kur u krijuan Dhomat e Specializuara qëllimi ishte gjykimi i UÇK- së dhe jo i krimeve në Kosovë.
​Ushtria Çlirimtare e Kosovës u ngrit në rrethanat e represionit serb dhe të luftës për liri.
Ky kontekst historik nuk mund të fshihet nga analiza e asaj periudhe.
Po aq e rëndësishme është që çdo pretendim penal të shqyrtohet mbi bazën e provave dhe standardeve të procesit të rregullt ligjor.
​Përgjegjësia penale është individuale.
Ajo nuk mund të ndërtohet mbi përkatësinë kombëtare, mbi një uniformë apo mbi një interpretim të përgjithshëm të historisë.
Prandaj, proceset në Hagë duhet të vlerësohen me vëmendje ndaj provave, arsyetimit gjyqësor, garancive procedurale dhe standardeve të drejtësisë.
Edhe njëherë shtrojmë pyetjen:
A po gjykohen në Hagë individët??
Sigurisht po gjykohet UÇK-ja.
Ata janë çlirimtarë dhe jo Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale!
​Në këtë kuadër, marrja e hapave konkretë nga institucionet e Kosovës, përmes krijimit të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e apelit në Hagë përbën një kthesë dhe një hap me rëndësi të jashtëzakonshme.
Ky mobilizim institucional, i mbështetur në deklaratën dhe vendimet e Kuvendit e Qeverisë, dëshmon se Kosova nuk do t'i lërë çlirimtarët e saj vetëm.
Përkundrazi, shteti po merr përgjegjësinë për t'u ofruar atyre mbështetje të plotë juridike e politike në betejën në apel, duke vendosur një barrikadë të fortë mbrojtëse përballë çdo përpjekjeje për shtrembërimin e historisë.
​Për shqiptarët, mbrojtja e dinjitetit të UÇK-së nuk kërkon mohimin e parimeve të drejtësisë. Përkundrazi, kërkon që këto parime të zbatohen pa paragjykime, pa standarde të dyfishta dhe pa përgjegjësi kolektive.
UÇK-ja na bashkon të gjithëve përtej dallimeve partiake, sepse lufta e saj çlirimtare qëndron në themelet e lirisë dhe shtetësisë.
Historia e luftës për liri nuk mund të zëvendësojë provën juridike, por as drejtësia nuk mund të shkëputet nga konteksti historik në të cilin kanë ndodhur ngjarjet.
​Zërat e realitetit:
Përplasja e narrativave në arenën ndërkombëtare
​Në këtë tablo të ndërlikuar gjeopolitike, ku përpjekjet për tjetërsimin e historisë dhe standardet e dyfishta shpesh sfidojnë të vërtetën, zërat objektivë ndërkombëtarë marrin një peshë të veçantë.
Deklarata e gazetarit të njohur gjerman Michael Martens, “Serbia do ta humbë sërish luftën”, shërben si një kujtesë e fortë se tendencat hegjemoniste të së kaluarës nuk mund të triumfojnë përgjithmonë ndaj të drejtës dhe sovranitetit të popujve.
​4- Paqja nuk mund të ndërtohet mbi heshtjen!
​Për vite me radhë, dialogu ndërkombëtar me Serbinë është zhvilluar nën objektivin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe të ruajtjes së stabilitetit rajonal.
Por stabiliteti nuk mund të matet vetëm me numrin e takimeve, me deklaratat diplomatike apo me marrëveshjet e nënshkruara.
Ai duhet të matet edhe me zbatimin e marrëveshjeve, me respektimin e sovranitetit të Kosovës, me mbrojtjen e pakicave, me zbardhjen e krimeve dhe me përgjegjësinë për veprimet që kërcënojnë paqen.
​Një politikë që kërkon vetëpërmbajtje vetëm nga njëra palë, ndërsa shmang llogaridhënien për tjetrën, rrezikon të prodhojë një paqe të brishtë, të mbështetur mbi mosbesimin dhe padrejtësinë e përceptuar.
Prandaj, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe institucionet ndërkombëtare duhet të mbështesin një parim të qartë:
Dialog pa privilegje politike, siguri pa kërcënime dhe drejtësi pa standarde të dyfishta.
​5- Mesazhi kombëtar:
Drejtësi, dinjitet dhe e vërtetë historike.
​Kombi Shqiptar nuk kërkon hakmarrje.
Kërkon drejtësi.
​Kërkon që askush të mos dënohet për shkak të kombësisë së tij.
Kërkon që askush të mos mbrohet nga përgjegjësia për shkak të pozitës politike.
Nuk kërkon që historia ta zëvendësojë gjykatën. Kërkon që historia ta mos tjetërsohet dhe që gjykata të vendosë mbi prova, jo mbi paragjykime.
​Kosova ka të drejtë të mbrojë luftën e saj çlirimtare, të kërkojë drejtësi për viktimat, të kundërshtojë çdo formë diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare që parimet e shpallura të zbatohen në praktikë.
​E vërteta historike nuk ka nevojë për urrejtje.
Ajo ka nevojë për dokumente, dëshmi, kujtesë dhe guxim qytetar.
Drejtësia nuk ka nevojë për flamuj politikë.
Ajo ka nevojë për pavarësi, paanshmëri dhe përgjegjësi individuale.
Dhe paqja nuk ka nevojë për heshtjen e viktimave; ajo ka nevojë për njohjen e vuajtjeve, respektimin e të drejtave dhe garanci që krimet të mos përsëriten.
​Epilog:
E vërteta nuk negociohet!
​Një tryezë negociatash nuk e shlyen të kaluarën. Një post politik nuk e zëvendëson përgjegjësinë. Një aktakuzë apo vendim nuk është vetvetiu provë fajësie absolute, ashtu si një marrëveshje diplomatike nuk është çertifikatë pafajësie.
​Në këtë dallim qëndron thelbi i drejtësisë.
​Për Kosovën, për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të gjithë ata që besojnë në të drejtën e popujve për liri e dinjitet, kërkesa duhet të mbetet e palëkundur:
Hetim i paanshëm, përgjegjësi individuale me prova, jo me opinione e shpifje.
Mbrojtje e të drejtave themelore, ushtrim i plotë i mbrojtjes shtetërore në apel dhe zbatim i barabartë i ligjit.
​Propaganda dhe etiketimet e rreme të regjimeve që ranë, qofshin ato të trashëguara nga koha e Millosheviçit apo të ripërtërirë nga figura si Vuçiçi, Vulini, Daçiçi apo Gjuriqi, të cilët populli i vet i nxori nga politika me vote referendare nuk mund të fshijnë të vërtetën e pastër të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe as të shpëtojnë një sistem të konsumuar nga korrupsioni.
​Paqja që shmang të vërtetën është e brishtë. Stabiliteti që toleron diskriminimin është i përkohshëm.
Drejtësia që përceptohet se është selektive e humbet besimin e njerëzve.
​Nuk ka paqe të qëndrueshme pa drejtësi.
Nuk ka drejtësi pa prova, fakte, deshmi, dokumente të pakontestuara, e jo të fabrikuara.
Nuk ka të ardhme të sigurt pa të vërtetën historike.
​E vërteta nuk është pronë e diplomacisë.
Drejtësia nuk është privilegj i pushtetit.
Dinjiteti i një populli nuk çohet në tryezë për t'u negociuar.
E vërteta të bën të lirë!
Liri për çlirimtarët!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?