Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e ish-policit në Vaun e Dejës, Vinçesk Piroli sërish në kërkim! EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 10 persona për pastrim parash nga trafiku i drogës në Itali, sekuestrohen 680... Sekuestrohen 66 kg kanabis në kufirin grek, tre shqiptarë në pranga “Të pashpirt e të pamëshirshëm”/ Berisha shpërthen për Paketën Fiskale: Vendosët të godisni shtresën e mesm... Avioni i mallrave del nga pista në Miami, ja video dramatike Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, thërret 100 mijë ish-ushtarakë: Do të rikthehen... Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama i ndërron vendin në kuvend Spiropalit Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së Akuza për korrupsion zgjedhor, dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Vaut të Dejës Zhupa: Më 28 nëntor të gjithë në shesh kundër kësaj qeverie Çmimi i biletës së urbanëve mund të rritet nga 1 Janari, operatorët: Duam TVSH 6% “Ju nuk keni sjellë Akte Normative kur Shqipëria digjej e përmbytej”, Gjekmarkaj: Keni mbjellë frikë e korr...
AKTUALITET

Vrasja e ish-policit në Vaun e Dejës, Vinçesk Piroli sërish në kërkim!

Frrok LleshiPolicia ka shpallur në kërkim Vinçesk Pirolin, në kuadër të hetimeve për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Frrok Lleshi

P
Piranjat26 November 2026, 13:13 · 3 min lexim
Vrasja e ish-policit në Vaun e Dejës, Vinçesk Piroli

Policia ka shpallur në kërkim Vinçesk Pirolin, në kuadër të hetimeve për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Frrok Lleshi. 
 
Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi Piroli u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila i ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Piroli ishte arrestuar më 11 tetor, së bashku me Kristian Ymerin dhe Elden Tarjan, në kuadër të operacionit policor “Detajet”, pasi dyshohej se po përgatitej një atentat në zonën e Lezhës.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi tri armë zjarri, municion luftarak dhe një motomjet të vjedhur në Suedi.

Më 19 nëntor, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Pirolin, duke e kaluar nga arresti në burg në arrest shtëpie. Ai kishte qëndruar 38 ditë në paraburgim.

Frrok Lleshi, 65 vjeç, u vra më 4 gusht 2025 në fshatin Paçram të Shkodrës. Ish-efektivi u qëllua për vdekje me armë zjarri, ndërsa një nga pistat e hetimit ishte ajo e hakmarrjes së mundshme.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me armë zjarri e shtetasit F. Ll., e ndodhur më 4 gusht 2025, në fshatin Paçram.

Gjykata cakton masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetas, të dyshuar për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes, në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 04.08.2025, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. Ll., kanë vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.

Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit K. Y. (Sh.) dhe V. P., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi K. Y. (Sh.) është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa shtetasi V. P. ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një vepër tjetër penale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.