Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar të mërkurën në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për ndarjen

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar të mërkurën në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për ndarjen administrativo-territoriale, i cili redukton numrin e bashkive nga 61 në 46.
Në emër të grupit, përmes një videomesazhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se opozita ka evidentuar shkeljet kushtetuese që, sipas saj, mazhoranca ka kryer gjatë miratimit të ligjit të ri. Në bazë të këtyre pretendimeve, kjo forcë politike kërkon pezullimin e ligjit, si dhe shqyrtimin e tij me përparësi.
“Të dashur bashkëqytetarë, të nderuar qytetarë të 15 bashkive, të cilat Edi Rama i shkriu me një të rënë të lapsit. Dje grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ndarjes së re administrative-territoriale që uli numrin e bashkive në mënyrë të pajustifikuar nga 61 në 46 bashki. Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, grupi ynë parlamentar ka evidentuar qartë shkeljet kushtetuese që mazhoranca ka kryer në miratimin e ligjit të ri për ndarjen e reformës administrativo-territoriale.
Së pari është evidentuar se miratimi i ligjit është bërë pa patur shumicën e cilësuar të kërkuar nga Kushtetuta për shkak të pavlefshmërisë së tre votave të dhëna gjatë seancës plenare. Së dyti është evidentuar qartësisht se nuk ka patur asnjë konsultim paraprak me qytetarët, të cilët masivisht e kishin kundërshtuar ligjin e ri për ndarjen administrativo-territoriale. Kjo ka sjellë cënim të autonomisë vendore dhe, siç shprehen autoritetet lokale të Këshillit të Evropës, ka cënuar Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore dhe konkretisht nenin 5 të saj. Dhe së fundmi kemi evidentuar se ky ligj i ri i miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pra sipas dëshirës së Edi Ramës, ka cënuar sigurinë juridike.
Për shkak të urgjencës që paraqet kjo çështje, i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese së pari pezullimin e këtij ligji dhe së dyti shqyrtimin e tij me përparësi, për shkak se presidenti i Republikës, edhe ai në mënyrë të njëanshme, ka dekretuar zgjedhjet e reja vendore për në 9 maj të vitit 2027. Ne kërkojmë nga Gjkata Kushtetuese të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ne kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese t’i bindet vullnetit të qytetarëve dhe vullnetit të autoriteteve lokale të 15 bashkive, që siç e thashë në nismë të kësaj deklarate, kanë qenë kundër ligjit të ri të miratuar vetëm me votat e Edi Ramës. Uroj dhe shpresoj që Gjykata Kushtetuese të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të mbrojë interesin e qytetarëve, por mbi të gjitha të mbrojë Kushtetutën”, u shpreh Bardhi.
Lexo edhe
POLITIKE
“Të pashpirt e të pamëshirshëm”/ Berisha shpërthen për Paketën Fiskale: Vendosët të godisni shtresën e mesme, shkurtuat buxhetin për rini...
Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama i ndërron vendin në kuvend Spiropalit

“Do të hysh në histori!”/ Berisha thirrje Peleshit: Anulo ligjin për tubimet, fundi juaj është i afërt! Do të flasë sovrani

Zhupa: Më 28 nëntor të gjithë në shesh kundër kësaj qeverie

“Ju nuk keni sjellë Akte Normative kur Shqipëria digjej e përmbytej”, Gjekmarkaj: Keni mbjellë frikë e korrupsion, do të korrni zemërim e...

Koçeku: Protesta është institucioni më serioz në vend, pengesë për integrimin në BE mbetet establishmenti i korruptuar politik

“Ngrije kokën o kriminel!”/ “Tao u premtonte tendera”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh! Kreu i PD bllokon folt...

“Protesta e drejtë hyjnore”/ Alizoti: Akti për tubimet skandaloz, më keq se në komunizëm dhe në nazizëm. Do nxisni revoltën





