‘Protestuesit në qeli, të korruptuarit në liri’/ Nga Balluku te Benet Beci, Këlliçi: Autokrati… do bjerë!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke denoncuar atë që e cilëson si standard të dyfishtë të drejtësisë në Shqipëri.
Sipas tij, ndërsa protestuesit, studentët dhe gjimnazistët përballen me dhunë dhe arrestime për shkak të kundërshtimit të qeverisë, njerëzit e afërt të Edi Ramës vijojnë të gëzojnë privilegje pavarësisht akuzave të rënda.
Duke iu referuar rasteve të Belinda Ballukut dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, Këlliçi akuzon Kryeministrin se po mbron rrethin e tij nga drejtësia. Ai paralajmëron se, ashtu si në Hungari dhe Serbi, edhe në Shqipëri pushteti autokratik do të marrë fund dhe përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
Postimi i plotë:
Ka një kontrast të dukshëm mes masave shtypëse e dhunës ndaj atyre që janë ngritur kundër korrupsionit të Edi Ramës, dhe lehtësimit të miqve dhe njerëzve të afërt të Kryeministrit, që e ushtrojnë korrupsionin.
Ndërsa mbushi qelitë me protestues, me studentë e gjimnazistë pse dolën kundër hajdutërisë, Edi Rama kujdeset që rrethi i tij i ngushtë me akuza të rënda, të mos shkojnë asnjë ditë në qeli.
Pas provokimit të hapur me Belinda Ballukun që shkon në palestër e shijon lirinë, megjithëse ka 5 akuza dhe 13 vepra penale, listës së atyre që janë me imunitet, të privilegjuar dhe mbi ligjin, iu shtua dhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
I akuzuar për korrupsion, SPAK ia lehtësoi masën e dënimit nga 2 vite burg, në shërbim prove.
Janë këto standarde të ndryshme, këto padrejtësi që i kanë ngritur njerëzit në këmbë.
Por siç po tregon Hungaria dhe Serbia, autokrati i fundit në rajon do bjerë shpejt, dhe ai me bashkëpunëtorët e tij do përballen me drejtësinë.
Lexo edhe
POLITIKE
Opozita bojkotoi komisionin e “Zgjedhores”/ Korreshi: Kërkojmë lista 100% të hapura
Korreshi për Reformën Zgjedhore: PD do të depozitojë propozimin e saj! PS predikon dialog, pastaj vendos ultimatume

"Të bëra me AI"/ Qelitë e luksit për bosët e krimit, Bardhi: Deklaratë skandaloze, Drejtori i Burgjeve duhet shkarkuar!

Këlliçi: Pse nuk duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit

Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike





