Korreshi për Reformën Zgjedhore: PD do të depozitojë propozimin e saj! PS predikon dialog, pastaj vendos ultimatume
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar bojkotin e mbledhjes së sotme të Komisionit për Reformën Zgjedhore nga opozita, si dhe përplasjet mes palëve lidhur me vijimin e punës së këtij komisioni. Korreshi deklaroi se, sipas tij, Partia Socialiste ka ndjekur të njëjtën qasje edhe në komisionet e tjera, duke vendosur ultimatume dhe duke marrë vendime të njëanshme. Ai solli si shembull edhe Komisionin për Reformën Territoriale, ndërsa theksoi se PD do të përgatisë raportin dhe draftin e saj me propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Deputeti demokrat u shpreh se një prej propozimeve kryesore të opozitës janë listat e hapura, duke pretenduar se kjo është kërkuar edhe nga partitë e vogla. Sipas tij, përfaqësuesit e PD-së ishin të pranishëm në komision gjatë ditës së sotme, por në një moment janë ngritur dhe kanë reaguar ndaj mënyrës se si po zhvillohej diskutimi.
“Sa herë ulesh me PS-në, në çdo komision apo kudo, ka një arrogancë. Gjithçka është false. Ne jemi ulur sot për të dhënë një zgjidhje përfundimtare, një Kod Zgjedhor me lista të hapura”, deklaroi Korreshi.
Ai nënvizoi se afati përfundimtar për punën e komisionit mbetet 30 nëntori, ndërsa kritikoi atë që e cilësoi si kontradiktë mes thirrjeve të socialistëve për dialog dhe qëndrimeve të tyre gjatë diskutimeve. Korreshi bëri të ditur se PD do të depozitojë qëndrimin e saj zyrtar në komision, duke e cilësuar atë si një dokument të qartë dhe pa ekuivoke për ndryshimet që opozita kërkon në Kodin Zgjedhor.
“PS-ja ka pasur gjithmonë këtë qasje në çdo komision: flet për ultimatume dhe vendime të njëanshme. Kjo ndodhi edhe me Reformën Territoriale. Patjetër që duhet të gjendet një zgjidhje. Ne do të hartojmë raportin tonë në këtë komision dhe do të dorëzojmë draftin, pra propozimin tonë, në mënyrë që t’i bëjmë të ditur publikut se çfarë ndryshimesh propozojmë në Kodin Zgjedhor. Një prej propozimeve tona është, për shembull, lista e hapur, të cilën e kanë kërkuar edhe të gjitha partitë e vogla.
Kolegët e PD-së kanë qenë sot në komision dhe kam parë që, në një moment, janë ngritur. Në çdo komision apo kudo që ulesh me PS-në, përballesh me arrogancë. Gjithçka është false. Ne jemi ulur sot për të dhënë një zgjidhje përfundimtare: një Kod Zgjedhor me lista të hapura. Afati përfundimtar mbetet 30 nëntori. Në mëngjes këta predikojnë dialogun, ndërsa më pas japin ultimatume. Përtej kësaj, ne do të depozitojmë edhe qëndrimin tonë në atë komision, një qëndrim të fortë dhe të qartë, pa shumë nënkuptime, për Kodin Zgjedhor”, u shpreh ai.
Lexo edhe
POLITIKE
"Të bëra me AI"/ Qelitë e luksit për bosët e krimit, Bardhi: Deklaratë skandaloze, Drejtori i Burgjeve duhet shkarkuar!

Këlliçi: Pse nuk duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit

Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve për “Diellën”

‘Top akustik’ si në Serbi gjatë protestave? Hita: Nuk është e vërtetë! Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubime...

Zgjedhjet e 9 majit/ Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Jam i pavarur, i kam shtrirë dorën gjithë partive opozita...

Lili Sula: Projektbuxheti i vitit 2027 ul financimet për arsimin

Demokratët bojkotojnë mbledhjen e Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Propozimet tona kanë marrë vetëm “Jo”





