Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve
SOCIALE

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndryshuar procedurat për punësimin e mjekëve në institucionet shëndetësore publike, duke përcaktuar afate

P
Piranjat 3 November 2026, 18:13 · 6 min lexim
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndryshuar procedurat për punësimin e mjekëve në institucionet shëndetësore publike, duke përcaktuar afate të reja aplikimi, kufizime për mjekët që janë aktualisht të punësuar në sistemin publik dhe një organizim të ri të komisioneve që vlerësojnë kandidatët.

Ndryshimet janë miratuar me një udhëzim të ministres Klodiana Spahiu, të publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Mjekët specialistë kanë të paktën 7 ditë për aplikim, mjekët e familjes aplikojnë vazhdimisht

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me afatet e aplikimit për vendet vakante në institucionet shëndetësore publike.

Sipas udhëzimit të ri, për mjekët specialistë dhe stomatologët, afati i aplikimit në portal nuk mund të jetë më i shkurtër se 7 ditë kalendarike nga data e shpalljes së vendit vakant.

Ndërkohë, për mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes, aplikimi në platformën elektronike do të jetë i vazhdueshëm.

Kjo do të thotë se kandidatët për pozicionet e mjekëve të familjes nuk do të kufizohen nga një periudhë e caktuar aplikimi, ndërsa për specialistët do të vijojë shpallja e vendeve të lira me afate të përcaktuara.

Mjekët që janë në punë nuk mund të konkurrojnë, përveç një kategorie

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me kufizimin e pjesëmarrjes në konkurse për mjekët që aktualisht janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike.

Udhëzimi përcakton se kandidatët që, në momentin e aplikimit, rezultojnë të punësuar në një institucion shëndetësor publik, nuk kanë të drejtë të aplikojnë dhe të marrin pjesë në procedurat e konkurrimit përmes platformës.

Megjithatë, parashikohet një përjashtim për mjekët specialistë të punësuar në institucionet publike shëndetësore, të cilët nuk kanë një kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Këta mjekë do të kenë të drejtë të aplikojnë për pozicione të lira në spitalet rajonale ose bashkiake.

Ky përcaktim kufizon mundësinë e konkurrimit për një vend tjetër pune në sistemin publik për mjekët që janë tashmë të punësuar, duke ruajtur një përjashtim për kategorinë e përcaktuar në udhëzim.

Ndryshon përbërja e komisioneve të vlerësimit

Udhëzimi riorganizon edhe mënyrën e ngritjes së komisioneve që vlerësojnë kandidatët.

Për pozicionet e mjekëve specialistë në spitalet rajonale, bashkiake dhe ditore, si dhe në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe qendrat shëndetësore, komisionet do të krijohen nga Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (DQOSHKSH).

Komisionet do të kenë tre anëtarë: një përfaqësues të DQOSHKSH-së, drejtorin rajonal ose përfaqësuesin e tij dhe drejtorin ose një mjek të institucionit ku ndodhet vendi vakant.

Për mjekët e familjes dhe mjekët e përgjithshëm do të krijohen komisione të veçanta për çdo rajon. Përbërja e këtyre komisioneve duhet të ndryshohet periodikisht, të paktën një herë në vit.

Ndërsa për spitalet universitare, spitalet terciare dhe institucionet qendrore në varësi të ministrisë, komisionet do të krijohen nga drejtuesit e institucioneve përkatëse dhe do të përfshijnë edhe një përfaqësues të ministrisë.

Kandidatët duhet të njoftohen për arsyet e skualifikimit

Ndryshimet përcaktojnë më hollësisht edhe detyrat e sekretariateve teknike që administrojnë procesin e konkurrimit.

Strukturat e burimeve njerëzore do të jenë përgjegjëse për verifikimin paraprak të dokumentacionit, administrimin e dosjeve, publikimin e kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe njoftimin e tyre për fazën e dytë të vlerësimit.

Një detyrim i shprehur qartë është njoftimi përmes postës elektronike i kandidatëve të kualifikuar dhe atyre të pakualifikuar, duke specifikuar në mënyrë të kuptueshme arsyet e moskualifikimit.

Sekretariatet do të administrojnë gjithashtu ankesat, të cilat do t’ia paraqesin komisionit për shqyrtim, si dhe do të përcjellin vendimet përfundimtare për renditjen e kandidatëve sipas pikëve të marra në secilën fazë.

Pezullimi i mjekëve nga detyra, sipas legjislacionit të punës

Udhëzimi ndryshon edhe dispozitën që lidhet me pezullimin e mjekëve nga detyra.

Sipas formulimit të ri, procedura, kohëzgjatja dhe pasojat financiare të pezullimit do të përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon marrëdhënien e punës dhe ushtrimin e profesionit të mjekut, sipas rastit. /Ekofin

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.