Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra lidhur me pretendimet për largimin nga puna të kryepolices së Tiranës, duke kritikuar çdo përpjekje për ta lidhur qëndrimin në detyrë të punonjësve me mbështetjen ndaj postimeve të Erion Veliajt.
Në një deklaratë, Rama shtron pyetjen se si mund të largohet nga puna një drejtuese që, sipas tij, e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, për shkak se nuk ka bërë “like” apo “share” postimeve të Veliajt nga burgu.
“Si mund të largohet një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si të tjerë drejtues dhe punonjës, pse nuk u bëjnë ‘like’ e ‘share’ dorëshkrimeve të Lali-t nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?”, është shprehur Rama.
Kryeministri ka kritikuar gjithashtu avokatin e Veliajt, duke pretenduar se ai i drejtohet zyrtarisht Bashkisë së Tiranës me cilësinë e drejtuesit politik, ndonëse, sipas Ramës, është një prej dy personave të përjashtuar së fundmi nga kjo strukturë.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë theksoi se nuk do të tolerohen më sjellje arrogante ndaj qytetarëve dhe se askush nuk duhet të vihet nën presion për bindjet apo qëndrimet e tij politike.
Lexo edhe
POLITIKE
Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të përjashtuar nga kjo shtëpi

Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS!

“Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS”/ Rama: Më 9 maj zgjidhja për Tiranën....

“Buxheti duhet t’i shërbejë shqiptarëve jo klientelës së Ramës”/ Tedi Blushi prezanton 7 amendamentet e Partisë së Lirisë: Më shumë para ...

Durrës/ PD denoncon asfaltimin selektiv në ish-Kënetë: Punime pa transparencë dhe standarde teknike





