Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS! “Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS”/ Rama: ... BIRN: Revolta e të rinjve, protestojnë kundër korrupsionit, pabarazisë e papunësisë! “Buxheti duhet t’i shërbejë shqiptarëve jo klientelës së Ramës”/ Tedi Blushi prezanton 7 amendamentet e Par... Si ta kuptojmë nëse inteligjenca artificiale po bëhet e vetëdijshme? Durrës/ PD denoncon asfaltimin selektiv në ish-Kënetë: Punime pa transparencë dhe standarde teknike ''Nga Harry Potter te Emily in Paris''/ 10 serialet që nuk duhet të humbisni këtë dhjetor Historia e jashtëzakonshme e Thierry Hermès/Nga jetim dhe pa asnjë pasuri, te perandoria 250 miliardë dolla... Pas 8 vitesh udhëtim në hapësirë, misioni evropiano-japonez mbërrin në Mërkur! Nis eksplorimi i planetit... Nis mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së PS Tiranë, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë Ulje e temperaturave/ Përkeqësohet moti në Dibër, breshëri mbulon rrugën pranë tunelit të Murrizit Sot Asambleja e PS në Tiranë/ Veliaj tjetër mesazh: Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegje...
POLITIKE

Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS!

P
Piranjat21 November 2026, 11:39 · 2 min lexim
Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës:

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar anëtarët e Partisë Socialiste se nuk do të ketë më vend në parti për ata që nuk angazhohen në përmbushjen e detyrave politike.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Tiranë, Rama u ndal te tensionet brenda socialistëve, duke nënkuptuar edhe deputeten Elisa Spiropali dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg.

Kreu i qeverisë theksoi se ata që janë të lirë nuk duhet të lihen pa përgjegjësi dhe të mos angazhohen në detyrat e tyre brenda partisë.

 “Mbajeni edhe më mirë parasysh këtë herë se atë herë që nuk e mbajtëm dot fitoren, na mundi vjedhja me vulë gjykate e zgjedhjeve, por na la në baltë edhe organizimi i bërë me mendjelehtësinë e skuadrës që hyn në fushë e bindur se e ka fitoren në xhep”, u shpreh Rama.

 “Dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë se kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës me detyrat e familjes sonë politike, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe politike, ku të gjithë janë të nevojshëm, por askush nuk është i domosdoshëm”, deklaroi kryeministri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.