Nis mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së PS Tiranë, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Ka nisur mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës në Akademinë e Arteve, ku sot në orën 11:00 është parashikuar të zhvillohet mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Në hyrje të godinës, anëtarët verifikohen përmes një liste emërore nga punonjësit e Gardës, përpara se të lejohen të vijojnë drejt sallës qendrore të Akademisë së Arteve.
Ndërkohë, në sheshin “Nënë Tereza” vihet re një prezencë e shtuar e forcave të Policisë, të cilat janë angazhuar për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e zhvillimit të Asamblesë.
Nga deputetët e Tiranës, deri në këto momente është shënuar mbërritja e Ervin Hoxhës.
Mbledhja zhvillohet në kuadër të organizimit të strukturave socialiste dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku gara për Bashkinë e Tiranës pritet të jetë një nga përballjet kryesore politike.

Lexo edhe
AKTUALITET
Ulje e temperaturave/ Përkeqësohet moti në Dibër, breshëri mbulon rrugën pranë tunelit të Murrizit

Këmbimi valutor 21 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Nëntor 2026

Gazetari zbardh dosjen Çopja-Çela: Ja si u zbulua “mali” me euro

I riu u rrëmbye për një gërvishtje makine? Policia e Kukësit jep versionin e saj për ngjarjen





