Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Durrës/ PD denoncon asfaltimin selektiv në ish-Kënetë: Punime pa transparencë dhe standarde teknike ''Nga Harry Potter te Emily in Paris''/ 10 serialet që nuk duhet të humbisni këtë dhjetor Historia e jashtëzakonshme e Thierry Hermès/Nga jetim dhe pa asnjë pasuri, te perandoria 250 miliardë dolla... Pas 8 vitesh udhëtim në hapësirë, misioni evropiano-japonez mbërrin në Mërkur! Nis eksplorimi i planetit... Nis mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së PS Tiranë, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë Ulje e temperaturave/ Përkeqësohet moti në Dibër, breshëri mbulon rrugën pranë tunelit të Murrizit Sot Asambleja e PS në Tiranë/ Veliaj tjetër mesazh: Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegje... Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: Do të demaskohej blofi i Putinit! Aksionet e Anthropic bien drejt çmimit fillestar, ndërsa shitja në tregun e teknologjisë godet Wall Street-... FBI heton një tjetër sulm kibernetik ndaj bazës kombëtare të të dhënave kriminale në SHBA Analiza e CNN: Gjenerata Z në protestë në të gjithë Evropën, mijëra të rinj dhe punëtorë kërkojnë ndryshim!... Tërmeti me magnitudë 6.7 godet Perunë, panik te banorët. Lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit
POLITIKE

Durrës/ PD denoncon asfaltimin selektiv në ish-Kënetë: Punime pa transparencë dhe standarde teknike

P
Piranjat21 November 2026, 11:08 · 1 min lexim
Durrës/ PD denoncon asfaltimin selektiv në ish-Kënetë:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, dega Durrës, Edlira Jakova, denoncoi sot punimet që po kryhen në një nga rrugicat e zonës së ish-Kënetës, që njihet ndryshe edhe si Durrësi i Ri.

Prej dy ditësh, punonjësit e Ndërmarrjes Rruga kanë nisur punën në rrugicën “Shqiponja e Malit” për asfaltimin e saj. Por ndërhyrja në këtë aks dytësor konsiderohet selektive dhe pa standarde teknike nga dega lokale e PD-së.

Sipas nënkryetares Jakova, ndërsa ndërhyrja kryhet nga ndërmarrja në varësi të bashkisë, në zonë mungon tabela e punimeve, ku specifikohen vlera e investimit dhe shumë detaje të tjera teknike.

Të njëjtin shqetësim ngre edhe një banor, i cili, ndërsa kujton faktin se kjo zonë është përmbytur shpeshherë, kërkon që punimet për asfaltimin e rrugës të kenë transparencë dhe të shtrihen në të gjitha rrugicat që kanë nevojë për ndërhyrje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.