Ulje e temperaturave/ Përkeqësohet moti në Dibër, breshëri mbulon rrugën pranë tunelit të Murrizit

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar këtë të shtunë në Qarkun e Dibrës, ku ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje breshëri në zonat malore.
Reshjet kanë përfshirë edhe zonën e Xibrit, pranë tunelit të Murrizit, në lartësinë rreth 900 metra mbi nivelin e detit, ku breshëri ka krijuar një shtresë në rrugë.
Situata paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në Rrugën e Arbrit, në drejtim të Tiranës apo Dibrës. Për këtë arsye, shoferëve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar, pasi prania e breshërit në asfalt mund të shkaktojë rrëshqitje dhe aksidente.
Ndërkohë, problem vijon të mbetet edhe furnizimi me energji elektrike. Në disa zona të qarkut mungesa e energjisë vazhdon, ndërsa grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit për abonentët.
Lexo edhe
AKTUALITET
Këmbimi valutor 21 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Nëntor 2026

Gazetari zbardh dosjen Çopja-Çela: Ja si u zbulua “mali” me euro

I riu u rrëmbye për një gërvishtje makine? Policia e Kukësit jep versionin e saj për ngjarjen

Alarmi për bombë në avionin Manchester–Rinas, policia sqaron ngjarjen

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

EMRI/ I akuzuar si pjesë e grupit të Rrajave, kush është i burgosuri që izolohet në regjimin në 41 BIS

Berisha: Ramën s’do na e largojnë të huajt! Mos prisni gjë as nga SPAK-u i PS-së





