Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në SYRI TV në një intervistë me gazetaren Sibora Bitri, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor çdo mekanizëm për të mbajtur pushtetin, nga blerja e votave dhe bashkëpunimi me krimin, deri te penalitetet ligjore për të ushtruar presion ndaj protestuesve.
Boçi theksoi se protesta duhet të vijojë deri në largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nënvizoi gjithashtu se PD duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke kërkuar një proces elektoral pa manipulime, presione dhe përdorim të administratës në funksion të pushtetit.
Boçi: Për të mbajtur karrigen Rama e ka dëshmuar se blen vota, bashkëpunon me krimin, përdor administratën, patronazhimin kriminal politik dhe të gjitha format e tjera, ndërkohë që këtij setit divers i ka shtuar edhe elementin e penaliteteve ligjore, ndërhyrjeve ligjore në çdo moment që ai e gjykon se ky element sjell një presion dhe kufizon forcën e protestës së studentëve dhe qytetarëve. Është mënyrë sjellje e diktatorëve, autokratëve. Më ngjan me ish-diktatorin e Filipineve, i cili 9 muaj pasi të rrëzohej, mori një sërë masash penale. Edhe Ramiz Alia u mundua që të bëjë rixhide neneve të caktuara të Kodit Penal të atëhershme duke future në lojë edhe ushtrinë, siç tentoi edhe Rama.
Dhe Rama ka një miksim të mënyrës së sjelljes diktatoriale. Po ka masa, por ka edhe konsistencë nga ana e protestuesve duke qëndruar në shesh dhe për të dëshmuar mospajtimin e tyre me qeverisjen dhe të vazhdimësisë të kërkesës që sot nuk e artikulojnë vetëm ata që dalin në bulevard por të gjithë qytetarët që Rama duhet të largohet dhe të kemi një qeveri kujdestare, e cila të realizojë elementin, gurin themelor të një demokracie, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa ndikime të tilla.
Ne duhet të bëjmë gjithçka që protesta e cila po vazhdon që ka qëndrueshmërinë e saj duhet të ketë një konkludim dhe një zgjidhje politike dhe PD duhet të investohet plotësisht në këtë mbështetje dhe përkrahje si opozitë aktive dhe si parti që vetë ka lindur nga protesta. E ka në genin e saj dhe përgjatë historisë e ka dëshmuar se protesta është baza e zgjidhjes dhe e daljes nga kriza politike dhe rruga nëpërmjet së cilës shkohet te vota e lirë. Me votë thonë dhe protestuesit që duhet të iki Rama, por pa pasur duar të zgjatura te vota dhe këto duar të zgjatura ia shkurton dorëheqja dhe qeveria teknike dhe kjo po kërkohet. Përqëndrimi kryesor është këtu, pa lënë angazhimin politik. Situatat kanë tendencat e tyre të zvarritjes së zgjidhjeve dhe duhet të jesh koherent.
Si parti aktive paralamentare dhe si forca kryesore opozitare duhet të jetë e përgatitur edhe në përballjet e afërta elektorale. Duhet t’i rakordojë mirë të gjitha energjitë, edhe duke mbështetur protestën, por edhe duke mos lënë pas dore edhe përfaqësimin e saj, në procese që nxjerrin në pah kandidatët më të mirë, ata që kandidatë që qytetarët kërkojnë, dhe patjetër duke marrë ato masa për të pasur një proces elektoral që duhet të jetë largë atyre proceseve që Rama ka dëshmuar që përdor çdo gjë për të blerë, trysnuar dhe grabitur votën në shërbim të pushtetit të tij. Një element shumë i rëndësishëm këtu është faktori ndërkombëtar, ai albitri dhe ky albitër duhe të prononcohet, kanë ardhur momentet, të cilat që në nisje kanë një element për të reaguar, pasi ka një hartë të ndarë pa dakordësinë e opozitës dhe që këtu procesi është i prishur, por që duhet të prononcohen se kemi një reagim qytetar, një mospranim total qytetar të një qeverisje që është dëshmuar sipas raporteve të tyre ndërkombëtare.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 November17:52
Rama u vë çdo mëngjes letrat me ftesë për dialog, protestuesit ia “gdhendin” përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur çdo mëngjes ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe protestuesve, duke vendosur letra...
POLITIKE
1 November16:00
Bardhi: Drejtësia nuk mund ketë një standard për kundërshtarët e Ramës dhe një tjetër për bashkëpunëtorët e tij
‘Është e paimagjinueshme që miliona euro të përfituara nga korrupsioni, të fshehura në kuti dhe skema të ndryshme...
POLITIKE
1 November15:10
Berisha: Asnjë taksë mbi 12.5%, nafta nuk do të kushtojë më shumë se në vendet fqinje
Sali Berisha premton se me Partinë Demokratike në pushtet asnjë taksë nuk do të jetë mbi 12.5 për qind, ndërsa nafta nu...
POLITIKE
1 November13:27
Arka me euro e Ballukut/ Berisha: Ato janë para xhepi të Lubisë! SPAK është krijesë e Partisë Socialiste
Kreu i PD ka komentuar edhe lajmin për zbulimin e një fotoje që tregon një arke me euro ne Vilen e Ballukut në bregdet. ‘A...
POLITIKE
1 November13:04
Berisha: Paketa fiskale e Ramës është goditje e rëndë për më të varfrit, për bizneset e vogla dhe shtresën e mesme
Sipas kreut demokrat, paketa fiskale e Ramës është goditje e rëndë për më të varfrit, për bizneset e vogla dhe sht...
POLITIKE
1 November12:59
Zhvillimet në Tiranë dhe Beograd, Berisha: Këto ndryshime të kujtojnë ‘Pranverën Arabe’
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të diel një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet social...
POLITIKE
1 November12:33
“Kokë turku nuk bëhem!”/ Stresi braktis protestën: “E gëzofshi! Nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka paralajmëruar largimin nga protesta kundër Edi Ramës, duke shprehur pakënaqësin...
POLITIKE
1 November12:15
E quan veten "stratege"/Rama merr përforcime nga Maqedonia e Veriut, emëron këshilltaren e re për median
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë e cila në profilin e saj në Linkedin e ...
POLITIKE
1 November11:08
Protesta në Tiranë, Corriere della Sera: Policia sulmoi të rinjtë me gaz dhe ujë
Protesta e zhvilluar sot në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane Corriere della Sera, e cila raporton për pë...