Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa... Drejt falimentimit, taksistët lajmërojnë protestë, Karanxha bën akuzën e fortë: Shoqëritë po pastrojnë para... Akuzohet për mashtrimin e 50 mln eurove me call center, GJKKO liron nga qelia Merxhan Çelikun Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave ... “Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime
BOTA

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në uzinën e çelikut në Turqi! Shkon në 17 numri i viktimave, 12 të plagosur. Arrestohen 5 persona

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë hekuri dhe çeliku në Turqinë Perëndimore ka shkaktuar të paktën 17 viktima dhe 12 të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në uzinën Habas Demir Celik, në zonën e Aliagas, pranë qytetit portual të Izmirit, ku të gjithë viktimat dhe të plagosurit ishin punonjës të fabrikës. Sipas autoriteteve turke, […]

P
Piranjat10 November 2026, 10:03 · 3 min lexim
Rëndohet bilanci nga shpërthimi në uzinën e çelikut

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë hekuri dhe çeliku në Turqinë Perëndimore ka shkaktuar të paktën 17 viktima dhe 12 të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në uzinën Habas Demir Celik, në zonën e Aliagas, pranë qytetit portual të Izmirit, ku të gjithë viktimat dhe të plagosurit ishin punonjës të fabrikës.

Sipas autoriteteve turke, shpërthimi ndodhi rreth mesditës, gjatë punimeve të mirëmbajtjes në një prej furrave elektrike të uzinës. Guvernatori i Izmirit, Suleyman Elban, bëri me dije se një vinç që transportonte një kaldajë zëvendësuese u shemb, duke bërë që materialet të binin brenda furrës dhe të shkaktonin shpërthimin.

Pamjet nga vendngjarja treguan një zjarr të madh brenda ambienteve të fabrikës dhe një re të lartë tymi që ngrihej në ajër. Dëshmitarët thanë se shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa toka u drodh, duke bërë që fillimisht disa prej tyre të mendonin se bëhej fjalë për një tërmet.

Bilanci i viktimave u rëndua edhe më tej pasi një prej të plagosurve rëndë ndërroi jetë në spital. Fillimisht, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi 16 viktima, por më vonë ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, njoftoi se numri kishte shkuar në 17.

 

Guvernatori Elban deklaroi se disa persona dyshohet se mund të ndodhen ende nën rrënoja, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijonin operacionet në zonë.

Ndërkohë, sipas shërbimit turk të BBC-së, që citon raportime të mediave lokale, pesë persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen. Kompania administruese e uzinës bëri të ditur se aksidenti ndodhi gjatë punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes.

Aksidentet në vendin e punës vijojnë të mbeten një problem serioz në Turqi. Organizata e pavarur Turkish Health and Safety Labor Uatch ka ngritur vazhdimisht shqetësime për sigurinë e punëtorëve dhe numrin e lartë të aksidenteve në sektorë të ndryshëm të industrisë.

Fabrika Habas ndodhet në Aliaga, një zonë e rëndësishme industriale dhe portuale, e njohur gjithashtu si një prej qendrave kryesore të çmontimit të anijeve në Turqi.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.