Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka pësuar një dëmtim gjatë grumbullimit me Kombëtaren dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës kundër

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka pësuar një dëmtim gjatë grumbullimit me Kombëtaren dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila bëri të ditur se lojtari është larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimit.
Dëmtimi ka ngritur shqetësime edhe te Juventusi, ku Zhegrova pritet të rikthehet në qendrën stërvitore Continassa për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore nga stafi i klubit.
Sipas mediave italiane, futbollisti ishte titullar në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Izraelit, por u zëvendësua në minutat e fundit. Deri më tani nuk ka detaje për shkallën e dëmtimit apo kohën e rikuperimit.
Situata e Zhegrovës përbën një tjetër shqetësim për trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti, i cili po përballet me disa mungesa për shkak të dëmtimeve në skuadër.
Lexo edhe
SPORTBajerni-Real Madridit: Ok, Olise kushton 300 milionë Euro!

Bernardo Silva ndez sirenat e alarmit te Realit të Madridit, largohet nga grumbullimi i Portugalisë

FSHF mbush arkën, zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League

Humbja me Shqipërinë, trajneri i Bjellorusisë: Zemërim i madh, por ringrihemi

Milan merr lajme të këqija nga Franca, dëmtohet portieri Maignan

Wenger tërhiqet nga gara për president të FIFA-s, Infantino drejt mandatit të katërt

Studentët shqiptarë në RMV nuk tërhiqen: Protesta për provimin e jurisprudencës në shqip

“Të bindur se mund të shkojmë në Europian”, Maran: Skuadra më është përgjigjur në fushë





