600 të ftuar në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, miku nxjerr detajet

Këshilluesi i stilit, Liri Nikqi ka zbuluar disa detaje nga dasma e vëllait të Bebe Rexhës, e cila është bërë mjaft virale në rrjetet sociale. Liri është mik i familjes prej shumë vitesh dhe ishte i ftuar në dasmë.
“Kam punuar dhe punoj me nënën e Bebes. Me Beben kemi bashkëpunuar këtu te puna jonë”, tha ai fillimisht.
Ndërsa duke folur për dasmën, Nikqi tha se ishte tipike shqiptare dhe kishte rreth 600 të ftuar. Ai u shpreh se ka kënduar Yllka Kuqi dhe Ledri Vula, ndërkohë të ftuar kishte nga të gjitha trevat shqiptare.
Pjesë nga intervista:
Bieta: Sa të ftuar ishin? Ishte një dasmë e madhe tipike shqiptare?
Liri: Tipike shqiptare, ishin diku të ftuar rreth 600 vetë. Ishte një sallë e stërmbushur me gëzim dhe hare. Këta dibranët kanë një kulturë në dasmë, një investim të paparë, një përkushtim kaq të madh. Por edhe si njerëz këtu në Amerikë, janë njerëz të përkushtuar familjes, eventeve, dasmave.
Bieta: Ku dukej përkushtimi? Pamë këngëtarët Yllka Kuqi, Ledri Vula, kush ishte tjetër? Veshja e të ftuarve?
Liri: Po filloj me të ftuarit pasi kishte nga të gjitha trevat, si nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, nga Dibra. Dasma filloi me një grup dhe një këngëtar dibran, ishte një koktej që zgjati një orë. Pastaj ishte hyrja e këngëtares Yllka Kuqi, e cila di që t’i përshtatet çdo eventi. Pastaj surpriza, hyrja e reperit Ledri Vula, ishte një spektakël.
Bieta: Sipas teje, kë do të veçoje surprizën më pikante?
Liri: Ndoshta surpriza më e bukur ishte kur Bebe këndoi 3 nga hitet e saj. Aty ishte dhe një moment pak emocionues për familjen, se si motra po i këndonte vëllait.
Bieta: Bebe e bëri tipike fare, momenti kur ajo këndon nga oborri, që e kishte me hallën e madhe.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Dua Lipa lë Londrën për Milanon? Këngëtarja nis procedurat për zhvendosjen në Itali

Princi Harry rrëfen periudhën e vështirë: Pas zhvendosjes në Kanada rashë në depresion
VIDEO/ Ledri Vula e “djeg” në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, paratë “derdhen lumë”, nuk mungojnë as tupanat

Pyetja e famshme merr përgjigje/ Ja kush do të jenë dy opinionistët e “BBVA6”

Linda Kalemi rrëfen divorcin nga bashkëshorti: Të ndahesh me një person që e do dhe të do, kjo është tragjedi e madhe





