Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
10 ditë pas dhunës nga i biri, vdes në spital 72-vjeçari nga Rrushkulli Erion Braçe ndryshon sërish mendje/ Një ditë tërhiqet, tjetrën rikthehet në garën për Bashkinë e Tiranës: D... Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut ‘Balla të përgjigjet para ligjit për gjuhën denigruese ndaj Vokshit’/ Kalaja: Do ta çojmë deri në fund proc... Garda Civile godet bandën shqiptare të vilave luksoze, hetimet zbulojnë aktivitet në disa qytete të Spanjës... Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative “Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së, reagon deputetja Marjana Koçeku: I detyrohen popu... Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë
SHOWBIZ

A e ndihmon Princi William? Kate Middleton zbulon se cila punë shtëpie i pëlqen më shumë: Jemi një dyshe e mirë

P
Piranjat 2 October 2026, 16:59 · 2 min lexim
A e ndihmon Princi William? Kate Middleton zbulon se cila punë shtëpie

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka vendosur që të ndajë me të gjithë një detaj mjaft të thjeshtë nga jeta e saj familjare. Ajo ka zbuluar se cila punë shtëpie i pëlqen veçanërisht t’a bëjë. Gjatë një vizite në West Sussex, bashkëshortja e Princit William mori pjesë në një drekë komunitare me të moshuar, ku bisedoi në mënyrë të çlirët edhe për jetën e përditshme në familje.

“Më pëlqen të laj enët. Vërtet më pëlqen”, tha Kate Middleton gjatë një bisede në këtë vizitë.

Në momentin kur u pyet nëse bashkëshorti i saj e ndihmon me këtë punë, Kate zbuloi se ai zakonisht merret me tharjen e enëve.

“Ai i than. Jemi një dyshe e mirë”, tha me humor nëna e tre fëmijëve.

Gjatë kësaj vizite, Kate tregoi gjithashtu se në punët e shtëpisë përfshihen edhe tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Kështu, një detyrë e zakonshme familjare kthehet edhe në një aktivitet që e bëjnë së bashku.

Biseda u zhvillua gjatë vizitës së saj në një shërbim vullnetar transporti në Pulborough, West Sussex, i cili ndihmon banorët e moshuar të komunitetit të marrin pjesë në aktivitete dhe takime shoqërore.

Gjatë drekës, Kate foli edhe për rëndësinë e komuniteteve lokale dhe mënyrën se si këto aktivitete mund t’i ndihmojnë njerëzit të krijojnë miqësi dhe të shmangin ndjenjën e izolimit.

Ajo u përfshi natyrshëm në bisedat me të pranishmit dhe, mes temave të ndryshme, foli edhe për një tjetër preferencë ushqimore, duke pranuar se i pëlqejnë patatinat e kripura.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.