Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Balla të përgjigjet para ligjit për gjuhën denigruese ndaj Vokshit’/ Kalaja: Do ta çojmë deri në fund proc... Garda Civile godet bandën shqiptare të vilave luksoze, hetimet zbulojnë aktivitet në disa qytete të Spanjës... Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative “Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së, reagon deputetja Marjana Koçeku: I detyrohen popu... Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë VIDEO/ Kaos në aeroportin e Uashingtonit, male me valixhe pas tri ditësh bllokim të fluturimeve në SHBA VIDEO/ Rruga në gjendje skandaloze në Pezë, banorët ankohen për premtimet e pambajtura Përplasjet e Ramës me Veliajn e Spiropalin/ Berisha: Ata që e konsiderojnë kryeministrin si të keqen më të ... I akuzuar për tentativë vrasje në Austri, arrestohet në Korçë 57-vjeçari nga Maqedonia e Veriut! “Moska të dëshmojë gatishmërinë për paqe”/ Kaja Kallas: Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës u...
POLITIKE

‘Balla të përgjigjet para ligjit për gjuhën denigruese ndaj Vokshit’/ Kalaja: Do ta çojmë deri në fund procesin

P
Piranjat16 November 2026, 11:50 · 2 min lexim
‘Balla të përgjigjet para ligjit për gjuhën denigruese

Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se procesi i kallëzimit ndaj deputetit të PS-së, Taulant Balla, për gjuhën denigruese dhe fyese ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi, do të ndiqet deri në fund.

Pas zhvillimeve në këtë process në SPAK, Kalaja theksoi se kërkesa është që Balla dhe çdo person që ushtron dhunë verbale, bullizim apo denigrim ndaj grave dhe vajzave të mbajë përgjegjësi para ligjit, pavarësisht postit që mban.

Ajo nënvizoi se çështja nuk lidhet vetëm me figurën e Albana Vokshit, por me mbrojtjen e dinjitetit të grave dhe vajzave dhe ndëshkimin e gjuhës diskriminuese. Kalaja tha se synimi është vendosja e drejtësisë, rikthimi i integritetit të deputetes Vokshi dhe përgjegjësia ligjore e çdo personi që përdor gjuhë fyese e denigruese ndaj grave.

Kalaja: Ne kërkojmë që Taulant Balla dhe kushdo që mban pozicionin e dhunuesit, bulluzuesit, denigruesit të figurës së gruas dhe vajzës, duhet të përgjigjet para ligjit. Kjo shkon dhe me këtë periurdhën e luftës kundra dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe këtu ne nuk vijmë për një emër të posaçëm, nuk vijmë për zonjën Vokshi, por vijmë për të treguar që jemi kundra çdo dhunuesi pavarësisht pozicionit dhe postit që ka dhe kemi qënë jemi dhe do të jemi gjithmonë në krahë të viktimave të dhunës, të grave dhe vajzave të pambrojtura pasi ne si shoqëri duhet ta fillojmë te mbrojtja që duhet t’i bëjmë figurës kaq sensitive siç është ajo e vajzave dhe grave. Ne do t’i shkojmë deri në fund këtij procesi, e parë për të vënë drejtësinë në vend, për të vënë në vend integritetin e zonjës Vokshi dhe paralel me këtë dënimin e Taulant Ballës si person përsëritës në këtë gjuhë diskriminuese fyese dhe nga ana tjetër dënimin e çdo personi që merr përsipër dhunimin e vajzave dhe grave shqiptare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.