Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por banorët vijojnë të shtyjnë furgonët në baltë! Farka e Madhe pa autobusë publikë, banorët kërkojnë zgjidhje: Bashkia Tiranë nuk u përgjigjet Zbulohet kush është "kandidati tjetër" i sondazhit të Zaloshnjës që del i pari në zgjedhjet për Bashkinë e ... I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”
SHOWBIZ

Big Brother VIP Albania 6, zbulohen detajet e para/ Kur nis spektakli dhe çfarë do të ndryshojë?

P
Piranjat12 October 2026, 15:28 · 3 min lexim
Big Brother VIP Albania 6, zbulohen detajet e para/ Kur nis spektakli dhe

Sezoni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” duket se po afron, ndërsa kurioziteti për emrat që do të jenë pjesë e tij dhe risitë e këtij edicioni sa vjen e shtohet. Edhe pse Top Channel nuk ka bërë ende publike detajet zyrtare, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për atë që pritet të sjellë spektakli. Një nga datat që po përmendet së fundmi për nisjen e reality show-t është 19 dhjetori. Deri tani, kjo mbetet një datë e pakonfirmuar zyrtarisht, por që ka zgjuar interesin e fansave të formatit.

Sa i përket prezantimit, Ledion Liço pritet të jetë sërish në krye të spektaklit. Moderatori kishte bërë të ditur më herët se do të rikthehej në edicionin e ardhshëm, duke lënë të kuptohet se do të vijojë të jetë një nga figurat kryesore të këtij formati.

Edhe për dy karriget e opinionistëve kanë nisur aludimet. Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi janë emrat që përfliten për një rikthim të mundshëm në panel, pas eksperiencës në sezonin e kaluar. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse ata do të jenë sërish pjesë e spektaklit apo nëse produksioni do të vendosë të bëjë ndryshime edhe në këtë drejtim.

Por surprizat e sezonit të ri mund të mos kufizohen vetëm te personazhet që do të shohim në ekran. Vëmendja është përqendruar edhe te shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, për të cilën flitet se mund të pësojë një transformim të rëndësishëm. Ndryshimet e mundshme thuhet se mund të përfshijnë pamjen e ambienteve, ngjyrat, mobilimin, por edhe kushtet në të cilat do të jetojnë banorët.

Nëse këto zëra rezultojnë të vërtetë, sezoni i gjashtë mund të vijë me një identitet të ri vizual dhe një koncept ndryshe nga edicionet e mëparshme. Deri në njoftimet zyrtare, mbetet për t'u parë se cilat prej këtyre risive do të bëhen pjesë e spektaklit që çdo vit tërheq vëmendjen e publikut.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.