Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
SHOWBIZ

Bledi Mane zbulon emrat që do në BBV6, mes tyre një politikan i njohur: Do të shkonte deri në fund

P
Piranjat25 September 2026, 15:05 · 3 min lexim
Bledi Mane zbulon emrat që do në BBV6, mes tyre një politikan i

“Big Brother VIP Albania” po afron drejt edicionit të gjashtë dhe ndërsa emrat e mundshëm për banorë mbeten gjithmonë në qendër të kuriozitetit, gazetari Bledi Mane ka bërë publike disa prej personazheve që, sipas tij, do të sillnin dinamikë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, Mane u pyet se cilët personazhe do të donte të shihte në një tjetër edicion të “Big Brother VIP”. Mes emrave që përmendi ishin figura të njohura nga fusha të ndryshme, përfshirë gazetarin kosovar Milaim Zeka, Helga Cako dhe deputetin Erion Braçe.

I pari që doli në bisedë ishte Milaim Zeka. Mane e konsideroi atë një personazh kontrovers dhe la të kuptohej se prania e tij në format do të sillte diskutime dhe përplasje interesante.

Më pas, gazetari përmendi Helga Cakon, vajzën e Alfred Cakos. Sipas tij, pjesëmarrja e saj do të shoqërohej edhe me një mbështetje të fortë nga babai i saj jashtë shtëpisë. Mane imagjinoi Alfred Cakon si një nga mbështetësit më aktivë të së bijës, duke marrë pjesë në panele televizive dhe duke komentuar rrugëtimin e saj.

“Ka një lidhje të fortë familjare”, tha Mane, duke shtuar se familja Cako është e familjarizuar me botën e televizionit dhe publikun.

Por emri që tërhoqi vëmendje ishte ai i Erion Braçes. Mane tha se do ta shihte me interes deputetin socialist në një format të tillë, duke e përshkruar si një personazh që nuk i shmanget debatit dhe që njihet për karakterin e drejtpërdrejtë.

Sipas tij, Braçe do të ishte një banor që do t'u qëndronte besnik bindjeve të tij dhe do të sillte në ekran një tjetër dimension të figurës së tij publike.

“Nuk e njohim pjesën njerëzore”, u shpreh Mane, duke iu referuar mënyrës se si politikanët shfaqen zakonisht në publik dhe duke ngritur pyetjen se si do të ishte një figurë politike në një ambient krejtësisht ndryshe nga politika.

Ndërkohë, kur u pyet nëse do ta mendonte një rikthim të tijin në “Big Brother VIP”, Mane e përjashtoi këtë mundësi. Sipas tij, publiku tashmë ka nevojë për personazhe të rinj dhe karaktere që nuk i ka parë më herët brenda formatit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.