Cllevio reagon nga spitali pas një ndërhyrje: Jam mirë, nuk dua t’i gëzoj ata që më duan të vdekur

Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, ka reaguar nga spitali pas një ndërhyrjeje që, sipas deklaratës së tij, lidhet me zemrën. Në një video-mesazh për ndjekësit, ai foli për gjendjen shëndetësore dhe falënderoi mjekët, stafin e spitalit dhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje.
“Unë jam në një lloj gjendje që as arterie nuk kam më, që do të thotë me më ndodh prapë është problem. Normal që pi shumë duhan, më tha ta lë”, u shpreh Cllevio.
Ai tregoi se dëshironte të komunikonte me ndjekësit menjëherë pasi doli nga operacioni, duke theksuar se ndihet mirë dhe nuk dëshiron të viktimizohet.
“Doja të tregoja se sa dola nga operacioni. Falënderoj doktorin, spitalin. Ju falënderoj që me një mesazh edhe koment më jepni energji të mirë. Jam mirë, nuk viktimizohem”, tha mes tjerash.
Cllevio u shpreh gjithashtu se dëshiron të fokusohet te qetësia dhe rikuperimi, duke treguar se në spital po lexon edhe një libër.
“Nuk dua t’i gëzoj këta që më duan të vdekur, nëpër burgje. Kështu që ju përqafoj. Po lexoj një libër tani. Do mundohem të qetësohem. Mos iu rënshin këto hallet që më bien mua. Shihemi shumë shpejt”, përfundoi Cllevio.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Ish-banorja e "BBV", Françeska Murati tregon sekretin e linjave perfekte trupore të saj

Robert Berisha për rikthimet e Adelina dhe Genta Ismajlit: Më mirë të mbesin me ato hite që i kanë

Icardit i hiqet patenta deri në 2099, do drejtojë sërish makinën në moshën 105 vjeçare

Vesa Vllasaliu publikon për herë të parë fotot nga momenti kur i tha përgjithmonë “PO” Mirlind Dakut

“Më bezdis përndjekja…”, ish-banorja e “BBV5”: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur

FOTO/ “Goca dhe Gra” rikthehet me ndryshime, kush janë moderatoret e sezonit të ri?

261 mijë njerëz morën një letër që u ndryshoi jetën! Gjesti i jashtëzakonshëm i Miranda Kerr dhe CEO-s së Snapchat

Aktori i njohur turk në një lidhje me influenceren e njohur 11 vite më të re? Detajet që ndezën dyshimet





