Shantazh në emër të dashurisë, 32-vjeçari terrorizon gruan e martuar
Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeç...
Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeç...
Elvira Veseli, emigrante prej vitesh në Gjermani, deklaron se i ka paguar avokatit Gëzim Kovaçi një shumë prej 4200 eurosh për d...
Një javë më parë publikuam rrëfimin e efektivit të Forcës së Posaçme Shqiponja në Policinë e Shkodr&eum...
Nga Ina Zhupa Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime.Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes,...
Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që quhet Ramazan Xhixha, ...
Klodiana Spahiu dhe Taulant Balla janë dy politikanët e parë me të cilët u përballëm, duke denoncuar plagjiaturën e puni...
Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në atë q&eum...
Nga Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subj...
Një qytetare ka bërë një denoncim lidhur me një problem pronësie dhe aksesi në rrugë. Sipas saj, familja e saj prej vi...

Moderatorja dhe autorja Neda Balluku ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku ka rrëfyer se prej kohësh tashmë, nuk takon dy djemtë e saj. Ajo shprehet se ndihet e përmallur për të parë fytyrat e tyre, ndërsa jeton me vajzën e vogël.
Neda shton se ajo pret dhe do të vijojë t’i presë deri sa të bashkohen.
Kujtojmë se moderatorja pati një ndarje të bujshme nga bashkëshort i saj, Ogren Balluku, vëllai i ish-zv.kryeministres, Belinda Ballluku. Ndarja e tyre madje përfundoi në dyert e drejtësisë, me akuza për dhunë.
Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Ballukut, për shkak të dhunës së pretenduar nga bashkëshorti i saj.
Vetëm pak ditë më pas, ishte vetë Ogren Balluku, ai që kërkoi urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se ishte subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe herë pas here edhe fizike nga bashkëshortja.
Reagimi i plotë:
Nuk janë të paktë ata që nga njerëzit e mi të ngushtë, më sugjerojnë herë pas here gjëra të tipit; "mbaj një shtëpi më të vogël hë për hë, sa për veten dhe gocën, sa të stabilizohet situata. Do ta kesh më të lehtë nga shumë drejtime."
Ndonjëherë ua kaloj me diplomaci, pa dhënë shumë shpjegime. Ka çaste që edhe u kthej ndonjë përgjigje aty për aty, sikur nuk e kam prioritet, se kam gjetur rehat...
Herë të tjera, si tani, si këto kohë që më vjen aq shumë të them me fjalë gjithçka kam e ndiej; dua t'u them se mua Zoti më ka bekuar me tre fëmijë. Dhe dy djemtë e mi kanë dhomën e tyre dhe do të kenë gjithmonë dhomën e tyre tek cilado shtëpi mami dhe motra e tyre do të jenë.
Do të kenë gjithmonë çarçafët e tyre të bukur. Tavolinën e mësimeve që i pret. Dhe ushqimin e preferuar përherë gati.
Së bashku me mamin çmendurisht të dashuruar pas tyre dhe thellësisht të përmalluar, edhe kjo shtëpi i pret e do t'i presë derë hapur gjithmonë, edhe sikur sonte zemrat e tyre të vogla të ndriçohen dhe të duan të vijnë, apo edhe nëse do ta bëjnë kur fytyrat e tyre krenare të jenë të mbushura me mjekër, apo edhe nëse nuk do të duan kurrë...
Pritja e mamit vjen sot e do të vijë gjithmonë, së bashku me jetën që po ndërtoj në zemrën time për ta, në ëndrrën time për ta, apo në botën normale që të rriturit e tyre ish dash të siguronin.
Ndonëse sonte, jastëkët do të jenë sërish bosh.

Demo, personazhi që shfaqet në videot intime të regjistruara në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila, rezulton se është nj&e...
Për çiftin e njohur të estradës, Elgit Doda dhe Klea Huta, u përfol gjerë e gjatë për një krisje të mundsh...
Aurela Gaçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale, këtë herë duke iu përgjigjur drejtpërdrejt disa komenteve që li...
Pak çaste para premierës së “Live me Luizin”, Luiz Ejlli zbulon të ftuarit e natës së parë. Alketa Vejsiu, Gjer...
Pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë këngëtaren Eli Fara në lidhje me videot intime, vëmendjen e ka të...
Në një kohë kur në qendër të vëmendjes janë vendosur videot intime, pjesë të të cilave janë person...
Të gjithë e mbajnë mend nga “Big Brother VIP Albania 2”, por Luiz Ejlli rikthehet sonte në televizion në një tjetë...
Ka nga ata që u hedhin lule idhujve të tyre, ndërsa të tjerë u dhurojnë proteza dentare. Kjo ka ndodhur gjatë një koncer...
Aurora ka përjetuar një nga mbrëmjet më të bukura para martesës, teksa ka festuar kanagjegjin e saj në shoqërinë ...
Skandali që ka përfshirë kompozitorin Ardian Hila, pas publikimit të videove intime me disa personazhe të njohura publike vijon të...