Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kamikazi” rrezikon familjen në Mamurras/ Parakalon dhe i pret rrugën shoferit me dy fëmijë në makinë... “Rrezik për sulme terroriste dhe kriminalitet në vendet me grumbullime”/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë lësho... “Në çdo fushë ka Gysët e tij”/ Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë ... Karrotrecat dëmtojnë asfaltin në fshatin Tregtan, në Has Tomor Alizoti: Të rinjtë dhunohen ndërsa policët shoferë të Agasit. Drejtoresha e SHISH i shërbente krimit... Zgjedhja e anëtarit të GJK, Blushi: Ambasadorë të caktuar për llogari të Edi Ramës i bënin presion Metës... Zbulohen 3 plantacione kanabisi në belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë Rama mbledh socialistët para nisjes së Kuvendit, jep ‘porositë’ e fundit Prethi: I qëndrojmë kandidaturës së Florjan Binajt për Tiranën Rasti me malaria në Shqipëri/ I prekuri nga Afrika, po trajtohet në Spitalin Infektiv “Java e Djallit” e internetit! Sulmet kibernetike, inteligjenca artificiale dhe “armiku i padukshëm” Hidhet shorti në GJKKO/ Kush është gjyqtarja që ka në duar “fatin” e Belinda Ballukut
AKTUALITET

“Kamikazi” rrezikon familjen në Mamurras/ Parakalon dhe i pret rrugën shoferit me dy fëmijë në makinë

P
Piranjat18 November 2026, 11:23 · 1 min lexim
“Kamikazi” rrezikon familjen në Mamurras/ Parakalon dhe i pret

Një manovër e rrezikshme në rrugë, që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda, është regjistruar në Mamurras.

Në një video të mbërritur në redaksinë e Piranjat News, shihet një automjet që parakalon në mënyrë të rrezikshme një makinë tjetër dhe më pas frenon papritur përpara saj, duke i rrezikuar lëvizjen.

Denoncuesi pretendon se në automjetin e tij ndodheshin edhe dy fëmijë të vegjël në momentin e incidentit. Ai shprehet i shqetësuar për sjelljen e drejtuesit të mjetit dhe kërkon që rasti të bëhet publik.

Ngjarja, sipas tij, ka ndodhur të dielën, më 15 nëntor, pranë karburantit “Eri” në Mamurras. Pamjet janë regjistruar nga kamera e makinës.

Piranjat News publikon denoncimin dhe kërkon ndërgjegjësim për rrezikun që sjellin manovrat e tilla në rrugë dhe përgjegjësi nga personat që shkaktojnë rrezik në rrugë./ Piranjat News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.