
Kërkesa e Prokurorisë u paraqit këtë mëngjes në Gjykatën e Milanos: Ferragni hyri në ndërtesë përpara hapjes së zyrave për të shmangur fotografët. Është kërkuar gjithashtu dënimi i ish-krahut të saj të djathtë, Fabio Damato. Pala civile është shoqata “Casa dei consumatori”; të gjitha palët e tjera kanë arritur marrëveshje jashtëgjyqësore.
Për akuzën e mashtrimit të rënduar, Prokuroria e Milanos kërkon që Chiara Ferragni “të dënohet me një vit e tetë muaj burg”. Kjo kërkesë u paraqit sot, 25 nëntor, nga prokurori i çështjes Eugenio Fusco, gjatë seancës paraprake lidhur me skandalin e pandoros Balocco dhe vezëve të Pashkëve të markës Dolci Preziosi. Produktet ishin promovuar nga agjencia e influencueses si të lidhura me dy nisma të ndryshme bamirësie.
Së bashku me Ferragnin, është kërkuar dënimi me të njëjtën masë (1 vit e 8 muaj) edhe për ish-drejtorin e saj të operacioneve, Fabio Maria Damato. Ndërsa për Francesco Cannillo, president i Cerealitalia, është kërkuar një vit burg. Seanca e radhës është caktuar më 5 dhjetor, ku do të flasin avokatët mbrojtës Marcello Iannaccone dhe Marcello Bana, të cilët do të synojnë shpalljen e pafajësisë.
Gjykatësi ka pranuar gjithashtu kërkesën e shoqatës “Casa dei consumatori” për t’u përfshirë si palë civile, pasi shoqatat e tjera kanë mbyllur çështjen me marrëveshje. Në total, mes gjobave të vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës dhe pretendimeve për dëme, Chiara Ferragni ka paguar tashmë 3.4 milionë euro, përpara se procesi të hynte realisht në fazën kryesore.
Përmes avokatëve të tyre, tre të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, i cili parashikon uljen e një të tretës së dënimit. Për akuzën e mashtrimit të rënduar, dënimi mund të variojë nga një deri në pesë vjet burg. Uljen e dënimit e favorizojnë edhe dëmshpërblimet e kryera dhe fakti që të tre janë pa precedentë penalë.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
25 Nëntor14:31
Farouk James, vogëlushi me flokët legjendarë por si duket ai sot!?
Farouk James, i cili u bë i famshëm në moshën 4 vjeç për flokët e tij të gjatë dhe të trashë, vazhdon...
SHOWBIZ
25 Nëntor14:23
Mbretëresha e Spanjës guxon me veshjen, shfaqet në publik me...
Mbretëresha e Spanjës, Letizia, është komentuar shpeshherë për stilin e saj të veshjes. E mesa duket as ajo nuk i ka shp&eu...
SHOWBIZ
25 Nëntor14:21
“All’s Fair” thyen rekordin e Hulu-t/ Vendimi i ri për serialin ku luan Kim Kardashian
Seriali i ri i Ryan Murphy-t, “All’s Fair”, pavarësisht kritikave të ashpra, ka rezultuar një super-sukses në shikueshm&...
SHOWBIZ
25 Nëntor14:04
Publikohet VIDEO e parë e Diddy-t nga burgu: Me uniformë e kapelë, reperi punon në bibliotekën e Fort Dix
Reperi i njohur amerikan Diddy është shfaqur për herë të parë në një video nga brenda Burgut Federal Fort Dix në ...
SHOWBIZ
25 Nëntor13:51
Ylli latin vritet në një sulm të armatosur në Los Angeles/ 22-vjeçarja humb jetën tragjikisht
Komuniteti latin dhe rrjetet sociale janë tronditur nga një ngjarje e rëndë që i mori jetën këngëtares dhe influencues...
SHOWBIZ
25 Nëntor13:45
FOTO e Michelle Obamës e dobësuar bëhet virale, fansat shpërthejnë me dyshime: Normalisht që përdorin...
Një foto e re prapa skenave e Michelle Obamës, realizuar nga fotografja e njohur Annie Leibovitz, është bërë virale dhe ka shkak...
SHOWBIZ
25 Nëntor13:40
E preferuara e Vladimir Putin po kalon një 'FERR'/ Gabimi i rëndë i mjekëve i rrezikon karrierën gjimnastes Lala Kramarenko
Lala Kramarenko, një nga talentet më të mëdha të gjimnastikës ritmike dhe e konsideruar e preferuara e Vladimir Putinit, po p&eu...
SHOWBIZ
25 Nëntor09:42
“Më mungon të gjej shtëpinë me gëzim”/ Elijona rrëfen se si humbi nënën dhe motrën në aksident
Banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka ndarë një rrëfim shumë emocionues dhe prekës për jetën e saj,...
SHOWBIZ
25 Nëntor08:24
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez zgjedhin vendin ku do të zhvillojnë dasmën e zyre
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të martohen në ishullin e Madeirës në verën e vitit 2026, ...
SHOWBIZ
24 Nëntor23:55
VIDEO/ Leonora Jakupi shpërthen në lot gjatë diskutimit për fëmijët: Historia ime është shumë e rëndë
Në një prej momenteve më prekëse të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, rrëfimi i Elijonës p&eu...