Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ish-ushtari britanik që iu bashkua ushtrisë ruse: Londra po përgatitet për luftë me Moskën Alarm për dron në aeroportin e Këlnit në Gjermani, pezullohen përkohësisht fluturimet 2 mijë efektivë në terren dhe postoblloqe! “Blindohet” Kryeministria, ministritë dhe selia e PS, qytetarët ... Nga misri me aflatoksinë te ushqimi i pasigurt/ Bllokohen 88.9 tonë produkte, gjobiten “Pronatyra treg” dhe... “28 Nëntori, festë dhe protestë”/ Diaspora zbarkon sot në Tiranë, autokolona mbërrin në Shkodër: Ky është n... 114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj, Rama e Kurti pjesë e ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit në Vlorë... 28 Nëntori, NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së ndërsjell... Erion Veliaj uron 28-29 Nëntorin: Do të doja të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur Flamurin Kuqezi... Kompania OpenAI ngre kundërpadi ndaj Apple, e akuzon për vjedhje sekretesh tregtare dhe pengim të konkurren... BIRN: Përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në vendnumëro, një javë para përfundimit të afatit Sot 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Reshje intensive, dëborë dhe rrezik përmbytjesh/ Parashikimi i motit për sot, 28 nëntor 2026
AKTUALITET

“Shteti drejtohet nga ata që rebelohen kundër Kushtetutës dhe ligjeve të Zotit”/ Edhe artistët pjesë e protestës, Zhaku: Vendosmëria dhe rezistenca do të shpërblehen!

Edhe artistë dhe personazhe të njohur publikë i janë bashkuar protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Mes tyre është edhe Inida Gjata, e njohur me emrin e artit Zhaku. Në një prononcim gjatë protestës, ajo uroi shqiptarët kudo që ndodhen për festën e Pavarësisë, duke e cilësuar 28 Nëntorin një prej datave më të […]

P
Piranjat28 November 2026, 11:22 · 2 min lexim
“Shteti drejtohet nga ata që rebelohen kundër Kushtetutës

Edhe artistë dhe personazhe të njohur publikë i janë bashkuar protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Mes tyre është edhe Inida Gjata, e njohur me emrin e artit Zhaku.

Në një prononcim gjatë protestës, ajo uroi shqiptarët kudo që ndodhen për festën e Pavarësisë, duke e cilësuar 28 Nëntorin një prej datave më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Zhaku shprehu mbështetjen për qytetarët që kanë protestuar gjatë gjashtë muajve të fundit, duke deklaruar se vendosmëria dhe rezistenca e tyre do të shpërblehen. Ajo u shpreh gjithashtu se situatën e sheh si të ndërlikuar, pasi, sipas saj, institucionet shtetërore po veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut.

 

Inida Gjata (Zhaku):

“Uroj shqiptarët kudo ku janë për festën. Është një nga datat më të rëndësishme të historisë së kombit. Të gjithë ata që kanë protestuar në gjashtë muajt e fundit, u uroj fitore. Vendosmëria dhe rezistenca do të shpërblehen.

E shoh situatën të ndërlikuar kur shteti është armiku numër një i ligjit dhe rebelët e vërtetë drejtojnë shtetin dhe i rebelohen të drejtave të njeriut, ligjeve të Zotit dhe Kushtetutës.

Jemi shumë të revoltuar dhe nuk do të dorëzohemi në asnjë moment. Shqiptarë, bashkohuni të gjithë bashkë dhe do të fitojmë.”

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.