Skandal në Bolivi, arbitri humb kontrollin dhe godet me grusht portierin pas ndeshjes

Një episod i pazakontë dhe i rëndë ka tronditur futbollin bolivian. Në ndeshjen e kthimit të finales së Kupës mes Real Potosit dhe Always Ready, arbitri i takimit, Jordy Aleman, goditi me grusht portierin e Real Potosit pas vërshëllimës përfundimtare.
Takimi u mbyll në barazim 0-0, rezultat që i mjaftoi Real Potosit për të fituar trofeun, pasi kishte triumfuar 3-1 në ndeshjen e parë. Sfida nuk kaloi pa tensione, pasi të dyja skuadrat përfunduan me nga një lojtar të përjashtuar.
Gjatë lojës, futbollistët e Always Ready kishin protestuar vazhdimisht ndaj vendimeve të arbitrit Aleman. Por situata u përshkallëzua pas përfundimit të takimit, kur lojtarët e Real Potosit iu drejtuan gjyqtarit me protesta të forta.
Në atë moment, Aleman goditi me grusht portierin e skuadrës vendase. Personat e pranishëm ndërhynë menjëherë për të shmangur përplasjen e mëtejshme, ndërsa arbitri u largua nga fusha nën shoqërimin e policisë.
Sipas raportimeve, për këtë veprim gjyqtari rrezikon një pezullim deri në tre vite.
E assim acaba a Copa Paceña. Always Ready campeão, comemora como fazem os campeões, e o Real Potosí, derrotado, sai na porrada com o árbitro, literalmente. Tudo isso muito bem televisionado, cortes entre a comemoração da equipe alteña e a briga dos jogadores potosinos. Tudo isso com o narrador brigando com a imagem fingindo que não tá vendo o árbitro Jordy Alemán derrubar com um soco o goleiro do Real Potosí. Segue o vídeo.
— Gabriel Heathcliff ?? (@profgabrielhfs) November 26, 2026
Lexo edhe
SPORT
FSHF nis hetim për incidentet në ndeshjen Oriku-Kukësi

Gerrard: Me këtë ritëm Bellingham mund të fitojë Topin e Artë këtë sezon!

Viktor Gyokeres në formë, Arteta: Ky është ai që na duhet

Interi futet në garë për Gustavo Varelën, Marotta konfirmon interesimin për të

Hakerët sulmojnë FIFA-n, pretendojnë se kanë vjedhur mbi 12 GB të dhëna! Zbulohen dokumentet që mund të jenë komprometuar





