Viktor Gyokeres në formë, Arteta: Ky është ai që na duhet

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, shpreson se sulmuesi suedez Viktor Gyokeres do të vazhdojë të jetë në formë edhe në ndeshjet e ardhshme të Premier League, pas barazimit 1-1 me Borussia Dortmundin në Champions League. Gyokeres shënoi golin e londinezëve në atë takim, dhe Arteta e vlerësoi paraqitjen e tij si të shkëlqyer.
“Besoj se ai pati një paraqitje të shkëlqyer. Shënoi një gol të pabesueshëm. Ai zotëron teknikën dhe cilësinë për ta bërë një gjë të tillë”, tha Arteta, sipas të cilit ajo që i pëlqeu më shumë ishte lidhja e sulmuesit me ekipin, i cili e shfrytëzoi atë shpesh dhe në mënyra të ndryshme.
“Ky është Viktor që na duhej dhe që dua të shoh sërish në fushë në ndeshjet e tjera. Ai e mbajti topin, u fut në thellësi të mbrojtjes kundërshtare dhe e zgjeroi fushën”, shtoi trajneri i kampionëve të Anglisë. Sipas tij, në atë paraqitje kishte shumë gjëra për t’u vlerësuar.
Edhe vetë Gyokeres u shpreh i kënaqur me lojën e tij, duke deklaruar se ka pasur disa ndeshje të mira së fundmi dhe uroj të vazhdojë kështu. Sulmuesi suedez shpreson gjithashtu të ketë më shumë hapësira në të ardhmen. Arsenal i rikthehet vëmendjes në Premier League, ku do të përballet me Manchester City, dhe Arteta pret që Gyokeres të jetë sërish në formë në këtë periudhë të sezonit.
Lexo edhe
SPORT
Interi futet në garë për Gustavo Varelën, Marotta konfirmon interesimin për të

Portieri gjerman Manuel Neuer, akuzohet se tradhtoi bashkëshorten me fizioterapisten

Hakerët sulmojnë FIFA-n, pretendojnë se kanë vjedhur mbi 12 GB të dhëna! Zbulohen dokumentet që mund të jenë komprometuar

“Luajmë për fitore, derbi delikat”, tekniku i Partizanit: Kemi nevojë për merkato

Bellingham në superformë, anglezi ka kaluar një nëntor si lider me Real Madridin

Gerrard: Me këtë ritëm Bellingham mund të fitojë Topin e Artë këtë sezon!

Derbi në Serie A për Muçin, por trajneri i Trabzonspor e “fshin” nga lista

Kimmich del në mbrojtje të Musialas dhe kritikon drejtuesit e Bayern Munichut për çështjen e pagës së tij





