Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa...
AKTUALITET

Skandali i SHISH-it/ Hoxha: SPAK do kërkojë burg për Vlora Hysenin! Jo vetëm në rolin e ndihmëses për Agasin, por është përfshirë në pastrim parash

P
Piranjat10 November 2026, 08:59 · 4 min lexim
Skandali i SHISH-it/ Hoxha: SPAK do kërkojë burg për Vlora

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar akuzat e reja të ngritura nga SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke deklaruar se hetimet mund të çojnë në rëndimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe kalimin nga arresti në shtëpi në arrest me burg.

I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Hoxha u ndal te dyshimet e reja që lidhen me përfshirjen e Hysenit në një skemë të pastrimit të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme nga AKSHI, si dhe te transfertat financiare drejt një kompanie gjermane ku është i punësuar vëllai i saj.

Sipas gazetarit, në dosje përmenden dy pagesa prej 250 mijë eurosh secila, ndërsa një transfertë tjetër prej 450 mijë eurosh është anuluar. Ai sqaroi se kompania shqiptare “Fortis Beton” i ka justifikuar këto pagesa me shërbime për projektimin e një qendre tregtare nga një studio arkitekture në Gjermani.

Në dosje, sipas Hoxhës, përmendet edhe roli i Ergys Agasit, i cili dyshohet se ka orientuar kompaninë gjermane për realizimin e projektit.

Hoxha: “Unë e kam provuar në kurriz, i kërkoja gjyqtarit dhe prokurorit duke i pyetur nëse e ka klasifikuar si sekret dokumentin dhe e shihja që të dilte. Ai nuk reagonte, e bëri në fund fare, por çfarë vlere ka. Në këtë moment kemi të bëjmë me shefen e shërbimit sekret, ne SHISH nuk e kemi.

Kjo është si t’ja ulësh shtetin në fund të këmbëve. Dëmi që u shkaktua në SHISH është prishja e strukturës tradicionale që ka pasur shërbimi sekret. Ka dalë vetëm vendimi i masës së sigurisë që gjykata ka arsyetuar përse e ka çuar Hysenin në arrest shtëpie.

SPAK dhe GJKKO do t’ja rëndojnë akuzën Hysenit dhe do ta çojë në burg, ky është vendimi që është publikuar dhe nuk duhej. Ka dalë kjo pjesa që është mbajtur e fshehtë që znj.Hyseni paska qenë jo vetëm në rolin e ndihmës për Agasin, por është përfshirë në pastrim parash të përfituara në mënyrë të paligjshme nga AKSHI.

Dy pagesa nga 250 mijë euro janë kaluar, një tjetër 450 mijë euro është anuluar. Kanë kaluar në një kompani gjermane, ku është punësuar vëllai i Vlora Hysenit. Kompania shqiptare thotë se i kemi kaluar paratë për shërbime në një studio arkitekturë që do të projektonte një qendër tregtare.

Ne jemi te narrativa e akuzës, nuk i dimë ende provat. Aty ka informacione se ka afera më të mëdha, thjesht problem mbetet prova. Kompania shqiptare është Fortis Beton dhe ai që e kishte në pronësi, kishte miqësi me Agasin.

Në dosje thuhet se Agasi orientoi kompaninë gjermane për të bërë projektin. Jemi ende shumë herët për të parë sesi do të kalohen dhe provohen. Kjo është vetë maja e ajsbergut, dosja mund të jetë 40 mijë faqe.

Si u njoh Agasi me Hysenin? U njohën në kryeministri, sepse të dy punon aty dhe kush i vuri ata në ato poste, sigurisht që Rama”.

SKANDALI I SHISH-it/ Hoxha: SPAK do kërkojë burg për Vlora

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.