Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje! Pak para, pa punë, korrupsion kudo/ Gazeta gjermane: Çdo ditë të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës Tirana “po mbytet” në beton, gjelbërimi mbetet në hije Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA I dënuar në Itali për përdhu*im, arrestohet 64-vjeçari Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet me urgjencë në spital pas problemeve kardiake Era e fortë rrëzon kolltukun nga tarraca e pallatit në Vlorë, dëmtohet një biznes në Skelë Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës/ Makina përmbyset pranë fshatit Kotë Çfarë dimë për rënien globale të Microsoftit? Miliona përdorues pa Outlook, Teams dhe Copilot Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës para se të largohem nga Shtëpia e Bardhë, nuk përjashtoj ndërhyrjen u... Dyshohet se furnizonte sportistët me substanca dopingu, arrestohet vëllai i Pirro Dhimës në Greqi Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
SPORT

Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje!

Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka komentuar humbjen ndaj Italisë në “San Siro”, duke vlerësuar organizimin mbrojtës të skuadrës kundërshtare

P
Piranjat13 November 2026, 10:47 · 2 min lexim
Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje!

Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka komentuar humbjen ndaj Italisë në “San Siro”, duke vlerësuar organizimin mbrojtës të skuadrës kundërshtare. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku francez pranoi se Italia bëri atë që di ta bëjë më mirë, ndërsa skuadra e tij pati vështirësi, veçanërisht në fazën mbrojtëse.

“Italia zhvilloi ndeshjen e zakonshme në aspektin defensiv, diçka që e bën shumë mirë. Në ndeshjen e parë më kishin pëlqyer më shumë me topin, por sot fituan dhe nuk ka asgjë për të diskutuar. Urime atyre, ndërsa ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Është e vërtetë që e nisëm mirë ndeshjen dhe krijuam disa raste. Edhe pjesën e dytë e filluam mirë, por më pas hasëm vështirësi dhe nuk ishim aq të zotë në aspektin mbrojtës”, deklaroi ai.

I pyetur nëse Francës i kishte munguar guximi në këtë përballje, Zidane e mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se skuadra e tij ishte vazhdimisht në lojë dhe kishte bërë mirë në qarkullimin e topit.

“Absolutisht jo. Kemi qenë gjithmonë në lojë dhe kemi bërë mirë në zotërimin e topit. Kemi vuajtur në mbrojtje, por kjo është pjesë e procesit të të mësuarit. Tani duhet ta analizojmë ndeshjen dhe të përgatitemi sa më mirë për të dielën”, shtoi tekniku francez.

Zidane foli edhe për paraqitjen e Olise, i cili arriti të shënonte një gol, duke theksuar se është e vështirë të ruash të njëjtin nivel gjatë të 90 minutave.

“Nuk mund të luash në një nivel kaq të lartë për 90 minuta. Ai bëri mirë, madje shënoi edhe një gol. Por e gjithë skuadra e uli nivelin dhe kjo ndikon edhe te paraqitjet individuale”, tha Zidane.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.