Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tirana “po mbytet” në beton, gjelbërimi mbetet në hije Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA I dënuar në Itali për përdhu*im, arrestohet 64-vjeçari Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet me urgjencë në spital pas problemeve kardiake Era e fortë rrëzon kolltukun nga tarraca e pallatit në Vlorë, dëmtohet një biznes në Skelë Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës/ Makina përmbyset pranë fshatit Kotë Çfarë dimë për rënien globale të Microsoftit? Miliona përdorues pa Outlook, Teams dhe Copilot Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës para se të largohem nga Shtëpia e Bardhë, nuk përjashtoj ndërhyrjen u... Dyshohet se furnizonte sportistët me substanca dopingu, arrestohet vëllai i Pirro Dhimës në Greqi Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë “Koka” e grupit të trafikut të drogës, dënohet me burg shqiptari në Gjermani Trump “tërheq” Vancen nga negociatat me Iranin
SPORT

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

P
Piranjat13 November 2026, 10:35 · 2 min lexim
Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë

Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e Futbollit ka vendosur në fokus trajnerin spanjoll, teksa po përgatitet për një ndryshim të mundshëm në stolin e përfaqësueses.

Sipas raportimeve të “The Athletic”, Guardiola kryeson listën e kandidatëve të mundshëm për të pasuar Mauricio Pochettinon, largimi i të cilit nga drejtimi i SHBA-së është përfolur së fundmi. Argjentinasi lidhet me një kalim të mundshëm te Manchester United, çka ka shtuar pikëpyetjet për të ardhmen e tij në krye të kombëtares amerikane.

Drejtuesit e federatës synojnë të gjejnë një trajner me emër dhe përvojë të madhe ndërkombëtare, ndërsa Guardiola shihet si një nga alternativat që mund t’i japë projektit amerikan një dimension të ri.

Spanjolli ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme në pankinën e Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City, duke fituar trofe të shumtë dhe duke u shndërruar në një prej trajnerëve më të vlerësuar të futbollit botëror. Megjithatë, për momentin bëhet fjalë për një pistë të raportuar nga mediat dhe jo për një marrëveshje konkrete.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.