U helmuan nga ushqimi në kopsht, 6 fëm*jë përfundojnë në spitalin e Korçës

Gjashtë fëmijë që frekuentojnë një kopsht në qytetin e Korçës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë intoksikuar nga ushqimi.
Fëmijët janë dërguar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po marrin kujdesin mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre shëndetësore nuk raportohet të jetë e rëndë.
Dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar në kopsht, ndërsa ende nuk dihet shkaku i saktë i intoksikimit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në kuadër të hetimit pritet të verifikohet ushqimi i konsumuar nga fëmijët, si dhe kushtet në të cilat ai është përgatitur dhe shërbyer.
Autoritetet shëndetësore pritet të kryejnë edhe analizat përkatëse për të përcaktuar shkakun e saktë të intoksikimit.
Lexo edhe
SOCIALE
Raporti i OECD: Shqipëria e fundit në rajon për shërbimin e internetit

Pamje alarmante nga Durrësi/ Pika e skrapit shkakton ndotje masive me gazra të dëmshëm

Uji më i shtrenjtë se kafeja! Prodhuesit e shesin 23 lekë, në bare e restorante shkon deri në 250 lekë

Video nga katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Bashkia than rezervuarin për rikonstruksion, ngordhin tonelata peshk

Mungesa nga virozat nëpër shkolla, mjekja: Raste të dyshuara me COVID

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit

FOTOT/ Aboneja e pensionistëve kthehet në torturë: 2 orë pritje në këmbë për të moshuarit e sëmurë

Tropojë/ Banori i fshatit Dojan denoncon rrugën e shkatërruar: Vetëm 600 metra! Bashkia nuk i jep zgjidhje





