Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij
SOCIALE

54% e banorëve të fshatrave shqiptare vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social

P
Piranjat17 June 2026, 08:48 · 4 min lexim
54% e banorëve të fshatrave shqiptare vuajnë nga rreziku i

Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë më e lartë se ajo urbane, ndryshe nga Bashkimi Europian, ku diferenca mes fshatit dhe qytetit është e papërfillshme.

Më shumë sesa gjysma e banorëve në fshatrat shqiptare (54%)  vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, niveli më i lartë në Europë.

Kjo do të thotë se 54% e popullsisë në fshat plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:

-Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.

-Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.

-Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit.

Eurostat ka publikuar të dhënat e vendeve të BE-së për vitin 2024, ndërsa informacioni më i fundit nga Shqipëria është i vitit 2022 (shiko grafikun). Në Bashkimin Europian, treguesi i varfërisë dhe përjashtimit social në zonat rurale është shumë më i ulët sesa Shqipëria, në vetëm 21.4%.

Në zonat rurale të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, treguesi është në rreth 32-33%, ndërsa mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën e Malin e Zi.

Diferencë e fortë fshat-qytet

Në zonat urbane treguesi i varfërisë dhe përjashtimit social në Shqipëri ishte 37.6%, gati 14 pikë përqindje më i ulët se në zonat rurale. Pavarësisht diferencës me fshatin, në krahasim me mesataren e BE-së dhe rajon, popullsia që jeton në qytet sërish ka një nivel më të lartë varfërie.

Mesatarja e Bashkimit Europian për zonat urbane është 21%, nga 21.4% që ishte për zonat rurale, që tregon se pasuria është e shpërndarë njëtrajtësisht në të gjithë rajonin.

Edhe në krahasim me rajon, Shqipëria mbetet pas. Maqedonia e Veriut e ka treguesin 25.9%. Më të ulëtin e ka Serbia, ne 14.7%.

Në rang kombëtar, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT. Ndonëse në krahasim me vitet e mëparshme rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social është ulur (nga 44.5%), që ishte në 2022, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të lartë në Europë dhe sa dyfishi i mesatares së BE-së prej 21%.

Në rajon, varfërinë dhe përjashtimin social më të ulët e ka Serbia, me 24.3%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (30%, me të dhënat e vitit 2023) dhe Mali i Zi me 34.1% (të dhënat e vitit 2022). Mungon informacioni për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.