SOCIALE

Gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Qershor 2026, 07:25

Gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë

Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rritës edhe në fillim të këtij viti, duke reflektuar nevojën e bizneseve për të konkurruar në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore.

Megjithatë, struktura e pagave tregon se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë punëdhënëse vazhdon të përballet me të ardhura modeste. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2026 paga mediane mujore bruto ka arritur një në 74,010 lekë me rritje vjetore 19%. Kjo do të thotë se 50 për qind e punonjësve me pagë paguhen me 74,010 lekë në muaj bruto.

Saktësisht gjysma e punonjësve në vend marrin një pagë neto më pak se rreth 60,000 lekë në muaj (pas zbritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat), ndërsa gjysma tjetër paguhet mbi këtë nivel.

Ndryshimi më i fortë është regjistruar pikërisht në tremujorin e parë 2026, ku paga mediane u rrit me 11.2% në krahasim me fundin e vitit 2025 si rrjedhojë e efekteve të pagës minimalë që ka sjellë efekt zinxhir në të gjithë kategorinë e pagave.

Nga ana tjetër, paga mesatare bruto ka vijuar rritjen, por me ritme më të përmbajtura. Në tremujorin e parë 2026, arriti në 90,119 lekë me rritje vjetore 9.6%. Paga mesatare ishte 18% më e lartë se paga mediane. Kjo diferencë u ngushtua në krahasim me vitin 2025, pasi pagat e ulëta dhe ato të nivelit të mesëm kanë pësuar një rritje më të shpejtë sesa pagat shumë të larta, të cilat zakonisht anojnë treguesin e mesatares.

Ndryshe nga paga mesatare, e cila ndikohet nga pagat shumë të larta të një pakice, paga mediane është treguesi më i saktë i standardit real të jetesës shoqërisë.

Për ekspertët e ekonomisë, shifra prej rreth 60 mijë lekësh neto për gjysmën e forcës punëtore mbetet një sfidë e hapur për konsumin dhe fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Aftësia e saj për të mbuluar nevojat e jetesës varet pothuajse nga fakti nëse individi ka ose jo detyrim qiraje, sidomos në një treg me kosto në rritje si ai i Tiranës.

Për një person që jeton i vetëm dhe duhet të paguajë qira, kjo pagë mjafton vetëm për të mbuluar mbijetesën dhe nevojat më kritike ekzistenciale. Pjesa më e madhe e të ardhurave, pothuajse gjysma e tyre, shkon menjëherë për strehimin në një zonë periferike ose në një garsoniere modeste. Nëse individi nuk ka shpenzime strehimi, e njëjta pagë ofron një jetesë më të qëndrueshme për një person të vetëm.

Përllogaritjet tregojnë se për të pasur një jetë me dinjitet pa shtrëngime të forta, paga neto 60 mijë lekë në muaj funksionon mirë vetëm si një pagë e dytë brenda një familjeje ose për një të ri që sapo hedh hapat e parë në tregun e punës dhe nuk ka ende ngarkesa familjare ose qira./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime