A po marrim vërtetë të njëjtin produkt si Europa?

Ka një moment që çdo shqiptar e ka kaluar të paktën një herë: blen të njëjtin produkt jashtë shtetit… dhe kupton që nukështë tamam si ai që ke blerë në Shqipëri.
I njëjti emër.
I njëjti paketim.
E njëjta reklamë.
Por jo gjithmonë i njëjti rezultat.
Dhe pikërisht këtu nis një nga debatet më interesante të tregutshqiptar: a po marrim vërtet të njëjtën cilësi si Europa?
Një detergjent që në Gjermani del i koncentruar, ndërsa këtuduket sikur është holluar rrugës.
Një zbutës që jashtë lë aromë për ditë, ndërsa këtu zhduketpara se të thahet rroba.
Një shampo që në TikTok bën “mrekulli”, ndërsa në raftettona mezi bën shkumë.
Po pse ndodh kjo?
Sepse shumë kompani prodhojnë versione të ndryshme përtregje të ndryshme.
Dhe Ballkani nuk ka qenë gjithmonë prioriteti më i lartë.
Për vite me radhë konsumatori shqiptar është mësuar me logjikën:
“Epo mirë, mjafton të jetë i importuar.”
Por tani situata ka ndryshuar.
Njerëzit krahasojnë përbërësit.
Lexojnë etiketat.
Shikojnë origjinën reale të produktit.
Madje bëjnë krahasime me produktet që vijnë direkt ngaGjermania.
Dhe pikërisht këtu ka nisur edhe lëvizja interesante e disarrjeteve retail në Shqipëri, si Rossmann & Lala, që ka avantazhin jo vetëm të cilësisë por së fundmi ka ulur edheçmimet në nivel e tregut.
Sepse beteja nuk është më vetëm “kush e ka më lirë”.
Beteja është:
“Çfarë cilësie po marr për ato lekë?”
Në një treg ku çmimet janë bërë obsesion, strategjia e Rossmann & Lala këtë vit ka qenë e qartë:
ulje çmimesh, por pa hequr dorë nga cilësia dhe standardtetgjermane.
Dhe mesa duket kjo formulë po funksionon.
Sepse konsumatori shqiptar mund të tolerojë shumë gjëra…por jo ndjesinë që po paguan për një produkt “premium”, ndërkohë që merr versionin ekonomik të Ballkanit.
Ironia?
Për vite na thanë që cilësia gjermane ishte luks i paarritshëm.
Ndërsa sot, loja po ndryshon: cilësia po përdoret si armë për tëfituar tregun masiv.
Dhe ndoshta për herë të parë pas shumë vitesh, konsumatorishqiptar po fillon të ketë luksin të zgjedhë jo vetëm sipasçmimit… por edhe sipas standardit që merr.
Lexo edhe
SOCIALE
4.9 mln euro investim, por godina e re “Edith Durham” ka më pak klasa se shkolla e vjetër

Bashkia e pranon: Ajri i Tiranës, në nivele alarmante të ndotjes, gazra toksikë dhe substanca kancerogjene

54% e banorëve të fshatrave shqiptare vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social

As alarm, as dalje emergjence, si jetojnë studentët në konviktet e Qytetit Studenti

Limoni, domatja, nafta dhe kafeja me rritjen më të fortë të çmimeve, si ndryshoi shporta e shqiptarëve





