Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William...
SOCIALE

Gjashtë vite pas tërmetit, qindra familje në Tiranë ende në pritje të banesave

P
Piranjat27 May 2026, 14:57 · 2 min lexim
Gjashtë vite pas tërmetit, qindra familje në Tiranë ende

Kanë kaluar gjashtë vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, por qindra familje në Tiranë vijojnë ende të mos kenë marrë banesat e reja të premtuara në kuadër të procesit të rindërtimit.

Në zonën e Kombinatit, ndonëse janë ndërtuar disa godina dhe është nisur shpërndarja e banesave, shumë qytetarë thonë se vijojnë të mbeten në pritje mes paqartësive dhe vonesave të vazhdueshme.

Sipas tyre, procesi i rindërtimit është shoqëruar me vonesa dhe mungesë informacioni, duke i lënë familjet në një situatë të zgjatur pasigurie.

“Deri tani nuk ka ndryshuar asgjë, jemi ende në pritje të banesave të reja,” shprehen banorë të prekur nga procesi.

Paralelisht, qytetarë që kanë aplikuar për banesa sociale në Tiranë denoncojnë gjithashtu vonesa në hedhjen e shortit dhe mungesë të një date të konfirmuar për vijimin e procesit të shpërndarjes.

“Shorti nuk është hedhur që në dhjetor–janar. Po vjen qershori dhe akoma asgjë… kemi që në 2019 që presim rrugëve,” shprehen disa prej tyre, duke theksuar se situata është bërë e papërballueshme për shumë familje.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës që të përshpejtojë procesin dhe të japë një datë të qartë për hedhjen e shortit, duke theksuar se mes aplikantëve ka edhe persona të sëmurë dhe familje në kushte të vështira.

“Akoma nuk është nxjerrë data për hedhjen e shortit. Ju lutemi të hidhet sa më parë,” shprehen qytetarët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.