Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja e Drejtësisë: S’kam bashkëpunuar me Hagën
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, mohoi se ka bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe tha se...
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, mohoi se ka bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe tha se...
52 personat e përfshirë në trafikun e drogërave nëpër shkollat e Tianës janë identifikuar. Në total jan...
Disa grupe që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit janë goditur ditën e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq, ku një 43 vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur m...
Shumë sipërmarrës në kryeqytet nxituan të marrin leje për kulla, më shumë kate që u parashikuan për hotel, p...
Për periudhën 2017-2025 buxheti i shtetit ka paguar në total 98 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro, për 12 kontrata koncesi...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do shitet me 81.1 lekë. Ndërk...
DashiQëndrimi i dikujt po e bën të vështirë për ty të punosh në mënyrë efektive me të. Ti do të do...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alte...
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një muaj pas hyrjes së makinerive në brendësi të zonës së mbrojtur Pishë Poro–Nartë, Komisioni Evropian ka reaguar për herë të parë, duke e cilësuar rastin si një provë të kapacitetit të Shqipërisë për të ruajtur zonat natyrore në kuadër të integrimit.
“Komisioni Evropian po ndjek nga afër zhvillimet në peizazhin e mbrojtur Pishë Poro–Nartë. Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka kërkuar informacion shtesë nga autoritetet shqiptare dhe është në kontakt me organizatat e shoqërisë civile”, thekson KE.
Ky qëndrim vjen në një moment kur kapitulli 27 për mjedisin dhe klimën është një nga kushtet më të ndjeshme të negociatave të Shqipërisë me BE. Komisioni rikujton se vendi duhet të përafrohet plotësisht me legjislacionin e BE-së, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitate, si dhe të shfuqizojë dispozitat e papajtueshme të ligjit për zonat e mbrojtura.
“Për të mbyllur kapitullin 27, Shqipëria duhet të demonstrojë kapacitetin për të menaxhuar zonat e ardhshme Natura 2000, përfshirë masat e ruajtjes që parandalojnë degradimin e habitateve dhe specieve”, përfundon reagimi i Komisionit Evropian.
Protesta përpara Ministrisë së Mjedisit
Në Tiranë, përpara Ministrisë së Mjedisit, u mbajt protesta e radhës. Qindra qytetarë, aktivistë dhe organizata mjedisore u mblodhën me thirrjen: “Ndaloni punimet!”


Protestuesit kërkuan ndërhyrjen e ministrit të mjedisit Sofjan Jaupaj, ndalimin e punimeve dhe transparencë për projektin e resortit turistik që do të ngrihet në brendësi të zonës.
“Prej një muaji tashmë makineritë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme, duke hequr zona pyjore, duke shkatërruar dunat, madje duke bllokuar edhe lidhjen e detit me lagunën. Të gjitha këto po bëhen pa asnjë monitorim nga institucionet. Thirrja është e qartë: ndaloni punimet. Të ikin sa më shpejt makineritë nga brendësia e zonës së mbrojtur”, u shpreh Joni Vorpsi nga nga Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA.

“Nuk ka më ligj që po funksionon në atë territor. Mbi 6–7 km bregdet i janë hequr aksesit të publikut. Nuk ka zhvillim në një vend kandidat për BE që i mohon qytetarëve të vet të drejtën për të aksesuar 600 ha tokë natyrore. Ky nuk është zhvillim, ky është një model që pasuron një grusht njerëzish dhe u heq pasurinë kombëtare të gjithëve të tjerëve” tha Aleksandër Trajçe, drejtues i PPNEA-s.
Mjedisorët thonë se protestat do të vijojnë, teksa theksuan se do të ndjekin të gjithë hapat e nevojshëm për të ndaluar punimet në zonën e mbrojtur të Pishë Poro-Nartës.

Një muaj më parë, ambientalistët denoncuan ndërhyrjet e para të makinerive në brendësi të zonës së mbrojtur Pishë Poro–Nartë. Autoritetet u përgjigjën se po kryhen “studime gjeologjike”, por pamjet nga terreni tregojnë një realitet krejt tjetër. Ekskavatorë që gërryejnë dunat, pyje të prerë dhe habitatet e shkatërruara. / Faktoje.al
Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, uron të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë m...
Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, e ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV me moderatorin Flavio Qarri, ngriti shqetësimin për...
Gjetja e një apartamenti me qira afatgjatë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Banka e Shqipërisë konstaton se k&e...
Tirana ndodhet përballë një realiteti alarmant mjedisor, ku cilësia e ajrit po kthehet në një kërcënim serioz për s...
Për ditën e diel, moti do të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Priten reshje të pakta shiu në zona...
Një zjarr i rëndë i rënë në kanalin e kabllave pranë zonës së Kënetës në Shëngjin ka shkaktuar ...
Lumi Shkumbin ka marrë një tjetër ngjyrë. Punimet për ndërtimin e Korridorit VIII në aksin Librazhd-Peqin, po shoqërohen...
Një qytetar në Vlorë ka denoncuar një situatë shqetësuese me menaxhimin e mbetjeve në një pallat banimi, ku sipas tij,...
Shqipëria po humbet nxënës nga viti në vit teksa nuk po arrin të mbushë më edhe auditorët e universiteteve. Të dh...
Planet alternative dhe më të lira të sigurimit shëndetësor po tërheqin gjithnjë e më shumë amerikanë, nd&eum...