Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William...
SOCIALE

"Ishte nivel mesatar"/ Matura Shtetërore, 26 mijë nxënës iu nënshtruan sot provimit të gjuhës së huaj

P
Piranjat 2 June 2026, 17:39 · 3 min lexim
"Ishte nivel mesatar"/ Matura Shtetërore, 26 mijë

Mbi 26.600 maturantë i janë nënshtruar këtë të martë të 2 qershorit provimit e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Për 2 orë e 30 minuta, maturantët plotësuan testin, duke shënuar nisjen zyrtare të një prej proceseve më të rëndësishme të arsimit parauniversitar.

Jashtë ambienteve të shkollave, emocionet ishin po aq të forta. Prindërit prisnin me ankth përfundimin e testit për të mësuar përshtypjet e para të fëmijëve të tyre. Për shumicën e maturantëve, provimi i parë rezultoi i një niveli mesatar, megjithatë ata shprehen optimistë.

“Ishte i nivelit mesatar. Kishte ushtrime me shkallë vështirësie për notën më të lartë. Por shkoi shumë mirë si provim i parë” u shpreh një nxënëse. “Mesatar ishte, por nëse mëson edhe e kap 10-tën” tha një nxënës. “Nëse i kishe përsërit ato që të kishte dhënë zysha, ishte e menaxhueshme. Por kishte disa gjëra që ishin të ngatërruara” u shpreh nxënësja.

“Ishte mesatar, por normale se disa pyetje bënin diferencën për nivelin më të lartë, por ishte i përballueshëm” deklaroi një tjetër.
“I bëmë të gjitha dhe urojmë të kemi dalë sa më mirë”.
Përtej sfidës së provimeve, të rinjtë kanë nisur të mendojnë edhe për hapin e radhës, atë të studimeve universitare.

"Do studioj gazetari", shprehet një maturante.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur tezat e provimeve qarkullonin në rrjetet sociale vetëm pak minuta pas nisjes së testimit, këtë vit nuk u raportuan raste të tilla. Ministria e Arsimit kishte paralajmëruar më herët masa të ashpra ndëshkuese si për maturantët që shkelin rregullat, ashtu edhe për stafet administruese.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.

Provimet e Maturës Shtetërore do të vijojnë më 9 qershor me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllen më 23 qershor me provimin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.