Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit
SOCIALE

Popullsia tkurret dhe plaket më tej, shtesa natyrore minimale, ikin dhe 28.5 mijë persona në 2025

P
Piranjat 2 June 2026, 11:33 · 2 min lexim
Popullsia tkurret dhe plaket më tej, shtesa natyrore minimale, ikin dhe

Popullsia e vendit po vijonnë tendencën tkurrëse pa kthim, e nmdikuar nga si nga rënia e lindjeve, ashtu dhe nga emigracioni, kur reth 28.5 mijë veta kanë ikur në 2025-n, duke zbritur ata që janë kthyer.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2026 rezulton 2.335.930 banorë, duke pësuar rënie me 1,16%, krahasuar me 1 Janar 2025.

Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:
* Shtesës natyrore, që për vitin 2025 ishte pozitive me +1.147 lindje më shumë se vdekje;
* Migracioni neto, i cili mbeti negativ me -28.531.

Raporti gjinor në lindje mbeti pothuajse i njëjtë me vitin paraardhës duke rezultuar me 107,9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2026 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,7%.

Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Kukës (-2,59%) dhe Shkodër (-2,56%).
Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 Janar 2026, Tirana zë rreth 32,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri, Elbasani dhe Durrësi me nga 9,7%, 9,5% dhe 9,4% përkatësisht.

Të dhënat e INSTAT tregojnë dhe për një plakje të vazhdueshme të popullsisë. Mosha mediane (që ndaj popullsinë përgjysmë) arriti në 45 vjeç në fillin të 2026-a, nga 44.3 vjeç në fund të 2025-s, duke iu afruar gjithnjë e më shumë mesatares europiane./ Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.