Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore Praktikantët në institucionet shtetërore pa pagesën e ushqimit, denoncimi: Po mbyllet muaji i tretë dhe nuk... EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike
SOCIALE

Katër muaj pas rrëshqitjes së tokës, 7 familje në Librazhd ende pa zgjidhje

P
Piranjat11 May 2026, 18:34 · 3 min lexim
Katër muaj pas rrëshqitjes së tokës, 7 familje në

Prej katër muajsh, shtatë familje në fshatin Spathar të Librazhdit po jetojnë mes frikës dhe pasigurisë, pasi rrëshqitja e tokës ka dëmtuar banesat, rrugët dhe tokat bujqësore të zonës.

Banorët shprehen se prej muajsh u janë kërkuar dokumente dhe procedura të ndryshme për vlerësimin e dëmeve, por sipas tyre, deri tani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

“4 muaj nuk është bërë asgjë. Na kërkuan letra, ia çuam. Na kërkuan ekspertë, bëmë një marrëveshje për vlerësimin e shtëpisë me 50%, ramë dakord me bashkinë dhe emergjencat. ‘Gjejeni truallin vetë, t’ju japim lejen e ndërtimit, bëjeni shtëpinë, t’ju vlerësojmë shtëpinë, t’ju japim 50%.’ As vlerësim shtëpie s’kanë bërë, as nuk dimë vlerën e shtëpisë. Sa familje janë prekur? 7 familje janë, 5 janë miratuar, por asgjë s’është bërë, as për 5, as për 2, as për 1, as për 7. Ikim poshtë, vijmë përpjetë, na thonë llafe të bukura. Kjo për mua është katastrofë e madhe. Unë rroj me 100 mijë lekë pension që merr gruaja, 30 mijë lekë i dua në muaj për ilaçe. Unë dua të bëj dy dhoma e të futem brenda”, thotw njw banor.

Mes familjeve të prekura ka edhe të moshuar, të cilët thonë se jetojnë çdo ditë me frikën se banesat mund të shemben.

“7 familje janë prekur. E çfarë është bërë? Asgjë, hiç. Shkojnë përpjetë e poshtë: ‘Duam këtë letër, duam atë’. I çojmë, i bëjnë letrat masë atje dhe asgjë s’është bërë. Të paktën mos kërkojnë letra, le të thonë të paktën nuk bëhet edhe e dimë ne që nuk ka qeveri dhe do bëjmë kasolle me ‘gjethe’”, shprehet njw tjetwr.

Në Spathar të Librazhdit, shtatë familjet e prekura nga rrëshqitja e tokës vijojnë të mbeten pa një zgjidhje konkrete, ndërsa dëmet në banesa dhe terren mbeten pa ndërhyrje prej muajsh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.