Koshat mbahen për 'dekor', mbeturinat lihen në katet e palleteve

Një qytetar në Vlorë ka denoncuar një situatë shqetësuese me menaxhimin e mbetjeve në një pallat banimi, ku sipas tij, disa banorë nuk i depozitojnë plehrat në koshat përkatës, por i lënë në katet e ndërmjetme të ndërtesës.
Ai thotë se qeset me mbeturina janë lënë në hapësirat e brendshme të pallatit, duke krijuar ndotje dhe shqetësim për banorët. Qytetari shprehet se, pavarësisht ekzistencës së koshave të mbeturinave në zonë, disa banorë zgjedhin të mos i përdorin ato siç duhet.
Ai ka kërkuar që personat përgjegjës të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjësi, duke theksuar se situata është e përsëritur dhe e papranueshme për komunitetin që jeton në ndërtesë.
Banorët respektim të rregullave të komunitetetit, në mënyrë që të shmanget ndotja dhe problemet higjienike në ambientet e përbashkëta të pallatit.
Lexo edhe
SOCIALE
Rënia e nxënësve/ Universitetet mbahen nga vajzat, alarmi i ri i arsimit në Shqipëri

Sigurimet e lira shëndetësore po joshin amerikanët, por mund t’i lënë me borxhe marramendëse

Shqipëria humb 10 mijë nxënës brenda një viti, rënie në të gjitha nivelet shkollore
Ngricat shkatërrojnë frutikulturën në Devoll, fermerët: Dëmi katastrofik, humbje kolosale

Faktet/ Shqipëria e fundit në rajon për shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë

Vlora Marina mbështet studentët ekselentë të Universitetit “Ismail Qemali” me bursa studimi

10 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar në 2024-2025

Murtaja e Ruminantëve prek një tjetër fermë në Dajç, 110 krerë drejt asgjësimit





