Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-së në Tiranë?... “Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun...
SOCIALE

Ngricat shkatërrojnë frutikulturën në Devoll, fermerët: Dëmi katastrofik, humbje kolosale

P
Piranjat21 May 2026, 18:32 · 3 min lexim
Ngricat shkatërrojnë frutikulturën në Devoll, fermerët:

Frutikultura e Devollit ka pësuar dëme kolosale për shkak të temperaturave të ulta të pak ditëve më parë. Janë fermerët e disa fshatrave në zonë ata të cilët kanë ngritur alarmin, duke pohuar se i gjithë prodhimi i këtij viti ka shkuar dëm, ndërsa ata bëjnë apel ndaj shtetit që të marrë masa dhe ti ndihmojë, pasi ata kanë investuar gjithë kursimet e tyre në kultura si molla, qershia apo kumbulla, prodhimi i të cilave tashmë është shkatërruar

Temperaturat e ulëta të fillimit të muajit maj, të shoqëruara me ngrica, kanë shkaktuar dëme të medha në frutikulturën e Devollit. Fermerët e zonës flasin për humbje katastrofale, ndërsa në shumë pemtore kryesisht mollë por edhe qershi e kumbull, prodhimi është shkatërruar pothuajse plotësisht. Në fshatin Mançurisht, fermeri Gazmor Azo tregon se ngricat e datave 3 dhe 4 maj, kur temperaturat zbritën deri në minus 4 apo minus 5 gradë, dëmtuan rreth 3 hektarë e gjysmë me mollë.

Sipas tij dëmi është i madh dhe këtë vit nuk do të ketë asnjë prodhim, ndërsa investimet e kryera deri tani shkojnë në rreth 12 milionë lekë të vjetra. Edhe pse pemët nuk kanë prodhim, fermerët detyrohen të vazhdojnë trajtimet me spërkatje për të ruajtur gjethin dhe përgatitur pemët për sezonin e ardhshëm. Të njëjtën situatë përshkruan edhe Ermal Pogoni nga Progri, i cili thotë se ngricat kanë shkatërruar plotësisht pemtoret me mollë, qershi dhe kumbulla.

Ai shprehet se dëmi ekonomik për familjen e tij arrin në rreth 20 milionë lekë të vjetra, ndërsa pasiguria për të ardhmen po i shtyn shumë banorë të mendojnë largimin nga zona.

Edhe fermeri Medat Rusi thotë se dëmet në gjithë zonën, nga Gryka e Zemblakut deri në Kapshticë, llogariten në miliarda lekë. Kryetari i fshatit Mançurisht, Sulejman Meço, konfirmon se dëmi në frutikulturë është mbi 95 për qind dhe prek jo vetëm Mançurishtin, por edhe Progërin, Cangonjin, Vranishtin dhe fshatra të tjerë të Devollit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe mbështetje financiare nga shteti për të përballuar humbjet dhe për të shpëtuar sezonet e ardhshme të prodhimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.