
Banorët e qytetit të Durrësit dolën sot në protestë, pas një vendimi për shpronësime që sipas tyre rrezikon shtëpitë ku jetojnë dhe që kanë investuar e mirëmbajtur për dekada. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga Bashkia apo Agjencia e Shpronësimeve dhe ndihen të tradhtuar nga mënyra si po menaxhohet projekti.
“Kjo është shtëpia ime, deri tek amfiteatri, dhe gjithë ky investim që shihni është bërë nga ne, me shpenzimet tona personale dhe mbështetjen e komunitetit. Nga ujërat e bardha, ujërat e zeza, ndriçimi, deri tek mirëmbajtja e përgjithshme gjithçka është financuar nga familjet tona”, thanë banorët.
Ata kërkojnë që projekti të rishikohet, duke theksuar se shtëpitë e tyre nuk janë ndërtuar në tokë të huaj, por janë pjesë e historisë së qytetit. Banorët shprehen se janë të shqetësuar për mënyrën si po kryhen shpronësimet: “Ne sot protestojmë sepse e kemi parë veten në një listë shpronësimesh, pa që dikush të vijë në derë për të na njoftuar zyrtarisht. Nuk na është dhënë asnjë informacion nga institucionet, ndërkohë që gjithë kjo situatë ka krijuar konfuzion dhe frikë tek familjet tona.”
Ata gjithashtu kundërshtojnë kategorikisht shembjen e banesave, duke e cilësuar si një veprim që dëmton historinë dhe identitetin e qytetit të Durrësit: “Ky është qyteti i vjetër i Durrësit, dhe ata që kanë hartuar dhe miratuar këtë projekt po shkatërrojnë historinë dhe investimet e komunitetit. Ne nuk do të qëndrojmë pa reaguar”, thanë protestuesit.
Banorët kërkojnë nga institucionet që të ketë transparencë, informacion të plotë dhe një rishikim të projektit për të ruajtur banesat dhe investimet e familjeve që kanë jetuar dhe kontribuar për këtë zonë për dekada.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
10 Shtator10:28
“Kishte të gjitha shenjat që të mos...”/ Kardiologu zbulon si i shpëtoi jetën pacientit në avionin e linjës Tiranë-Londër
Kardiologu Kristo Papa, i cili arriti që të stabilizonte gjendjen e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shënde...
SOCIALE
10 Shtator08:36
Eksodi vazhdon: 35% e shqiptarëve të ikur jetojnë në Itali, Greqi e SHBA! Të rinjtë po largohen edhe drejt Gjermanisë
Rreth 79% e emigrantëve shqiptarë jetojnë në Itali, Greqi dhe SHBA. Sipas të dhënave të raportuara nga Misionet Diplomatike...
SOCIALE
10 Shtator08:18
Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA! Këto kategori përfitojnë, ja shembujt
Nga 2026 për arsimin e fëmijëve prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u nji...
SOCIALE
10 Shtator07:48
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar
Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombë...
SOCIALE
10 Shtator07:04
"Mos gaboni duke neglizhuar detaje"/ Horoskopi i ditës, e mërkurë 10 shtator 2025
Dashi
Kjo energji e bukur e brendshme do t’ju ndihmojë të kapërceni edhe pengesat më të vështira, por edhe të sillni...
SOCIALE
9 Shtator22:29
Nga pensionistët tek invalidët, si mund të shlyhen borxhet e energjisë elektrike! Ja si do të funksionojë skema
Kategoritë në nevojë, pensionistë kryefamiljarë, personat me status të veçantë dhe ata që trajtohen me ndihm&eu...
SOCIALE
9 Shtator22:18
Ndodh për herë të parë/ Shkencëtarët krijojnë një hartë të trurit që tregon se si merren vendimet
Neuroshkencëtarët nga 22 laboratorë bashkuan forcat në një partneritet ndërkombëtar të paparë për të prod...
SOCIALE
9 Shtator21:38
Viktimat e pafajshme, a është Shqipëria një vend i sigurtë?
“Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar, nuk ...
SOCIALE
10 Shtator12:00
Shqipëria e prangave dhe e arkivoleve: Kur statistikat fshehin dështimin
Më 7 shtator, Policia e Shtetit doli para publikut me një bilanc mbresëlënës në shifra: 90 operacione policore, 22 faza në ...
SOCIALE
9 Shtator20:23
A lidhet përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë me autizmin? Ja çfarë thotë shkenca
Rrjeti po gëlon së fundmi pas publikimit të një studimi të ri nga Icahn School of Medicine në Mount Sinai, i cili thotë se ...