Dikur i njohur si “Toskana” e Rroskovecit për shkak të sipërfaqeve të mëdha me vreshta, fshati Kurjan sot po përballet me zhdukjen e një prej traditave më të vjetra bujqësore të zonës. Nga rreth 100 hektarë të mbjella me hardhi ndër vite, aktualisht kanë mbetur vetëm 5 hektarë, ndërsa fermerët po e zëvendësojnë vreshtarinë me kulturën e ullirit. Fermerët e zonës fajësojnë mungesën e mbështetjes nga shteti, çmimet e ulëta të shitjes, mungesën e tregut dhe kostot e larta të prodhimit për braktisjen masive të vreshtave.
Fermeri Eshref Toro, i cili merret me kultivimin e hardhive prej 32 vitesh, thotë se situata është bërë e papërballueshme. Sipas tij, sasitë e mëdha të rakisë dhe verës stok, subvencionet e pamjaftueshme dhe mungesa e tregut kanë detyruar shumicën e fermerëve të heqin dorë nga kjo traditë. Ai shprehet se sot në Kurjan kanë mbetur vetëm pesë vreshtarë, ndërsa pjesa më e madhe e tokave po mbillen me ullinj ose po lihen djerrë.
Të njëjtin shqetësim ndan edhe fermeri Qamil Kuka, i cili tregon se u detyrua të shkulë të gjitha vreshtat dhe të mbjellë ullinj. Sipas tij, kostot për mirëmbajtjen e hardhive dhe mungesa e fitimit e bënë të pamundur vijimin e aktivitetit. Edhe fermeri Astrit Abedini pohon se tradita e vreshtarisë po shuhet dita-ditës. Ai tregon se dikur kishte sipërfaqe të konsiderueshme me vreshta, ndërsa sot ka mbetur vetëm me një dynym.
Banorët kujtojnë se gjatë viteve të mëparshme, rreth 80% e territorit të Kurjanit ishte i mbuluar me vreshta dhe prodhimi arrinte deri në 200 tonë në vit. Sot kjo traditë shekullore po shkon drejt zhdukjes për shkak të mungesës së politikave mbështetëse dhe vëmendjes ndaj fermerëve.
Fermerët paralajmërojnë se nëse situata vijon kështu, shumë prej tyre do të shkojnë drejt falimentimit dhe vreshtaria në Kurjan do të mbetet vetëm një kujtim.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
18 Maj16:17
Çerdhe e punësimeve partiake, Posta Shqiptare në gropë financiare, drejtori njofton rritje tarifash
Zhytja e Postës Shqiptare në gropë financiare për shkak të punësimeve elektorale, do të zgjidhet nga rritja e tarifave pë...
SOCIALE
18 Maj12:19
Ministria e Arsimit publikon urdhrin: Ja kur nis viti akademik 2026-2027
Ministria e Arsimit ka publikuar urdhrin për përcaktimin e datës së fillimit dhe mbarimit të vitit akademik 2026–2027 në i...
SOCIALE
18 Maj09:29
Pse varet kaq shumë pensioni nga shteti ku jeton në SHBA?
Kostoja e jetesës në pension ndryshon shumë sipas shtetit në SHBA.
Disa të moshuar kanë nevojë për mijëra dollar...
SOCIALE
17 Maj09:26
Kostot e jetesës, si Shqipëria po bëhet “parajsë” për të huajt... “ferr” për vendasit
Në Tiranë, planet për blerjen e një banese janë më afër iluzionit sesa realitetit për familjet me të ardhura ...
SOCIALE
17 Maj08:15
Pastrimi i parave, si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme “kapitali në hije”
Thuajse një dekadë më parë kur vrulli i ndërtimit, ecuria e kreditimit dhe kërkesa e oferta për pasuri të paluajtshme nu...
SOCIALE
17 Maj07:58
Parashikimi i motit, e diel 17 maj
Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime s...
SOCIALE
16 Maj17:51
Krizë për qershinë, fermerët e Mallakastrës: Kostot po shkatërrojnë prodhimin
Ky sezon nuk ka ardhur i mbarë për fermerët e Drenovës , një ndër zonat më të njohura për kultivimin e qershisë...
SOCIALE
16 Maj17:06
Shtohen rastet e gripit të syrit në Elbasan, Xhamuça: Vetëkurimi gabimi më i rëndë
Alergjitë stinore kanë shtuar rastet e gripit të syrit në Elbasan. Mjekët raportojnë deri në katër raste në dit&eum...
SOCIALE
15 Maj22:57
Krerët e komuniteteve fetare bashkë për familjen: Mbetet institucioni themelor, bashkë kundër drafteve e ligjeve
Krerët e komuniteteve fetare në vend, kanë kundërshtuar njëherësh martesat brenda gjinisë. Këshilli Ndërfetar ...
SOCIALE
15 Maj20:20
Ajri, rreziku i padukshëm në Shqipëri
Ajri në Shqipëri nuk është më një çështje mjedisi. Është një histori e vjetër neglizhence që...