Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali
SOCIALE

Prej 2 vitesh - Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

P
Piranjat 7 June 2026, 09:41 · 2 min lexim
Prej 2 vitesh - Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të

Mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Mabë të Lezhës vijon të mbetet një problem i pazgjidhur për banorët e zonës, duke vështirësuar jetesën e përditshme dhe duke rënduar ekonominë familjare, veçanërisht gjatë muajve të verës.

Banorët shprehen të revoltuar për situatën që zgjat prej vitesh pa marrë zgjidhje. Ata thonë se janë të detyruar të blejnë ujë me bidona për të përmbushur nevojat bazë të familjeve të tyre, duke përballuar çdo muaj kosto shtesë.

“Ujë të pijshëm nuk kemi. E blejmë në dyqan me bidona”, shprehet një banor i fshatit.

Sipas banorëve, edhe investimet e kryera ndër vite në rrjetin e ujësjellësit nuk kanë sjellë përmirësim të situatës. Ata pretendojnë se punimet kanë qenë të paplota dhe nuk kanë garantuar furnizimin normal me ujë të pijshëm.

“Investimi ka qenë i kotë dhe i paplotë. Nuk e dimë si është bërë, por fakti është që ne vazhdojmë të mos kemi ujë”, deklarojnë banorët.

Problemi bëhet edhe më shqetësues gjatë sezonit veror, kur temperaturat e larta dhe rritja e konsumit e përkeqësojnë më tej situatën. Për shumë familje, blerja e vazhdueshme e ujit është kthyer në një barrë të rëndë ekonomike.

Megjithëse ndër vite janë dhënë premtime nga autoritetet vendore dhe institucionet përgjegjëse, banorët thonë se deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë zgjidhje konkrete. Të zhgënjyer nga situata, ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke theksuar se një nevojë jetike nuk mund të mbetet peng i premtimeve të pambajtura.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.