Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do shitet me 81.1 lekë. Ndërk...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do shitet me 81.1 lekë. Ndërk...
DashiQëndrimi i dikujt po e bën të vështirë për ty të punosh në mënyrë efektive me të. Ti do të do...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alte...
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan. Për shkak të incidentit, rruga &e...
Një konflikt i nisur në një lokal në Tiranë ka përfunduar me të shtëna, plagosje dhe arrestimin e një 20-vje&cced...
Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të Gramshit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e ak...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric We...
Personat që shihni në foto janë Flori dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shp...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...

Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë madje edhe parashikimet më pesimiste.
Të dhënat më të fundit zyrtare të INSTAT mbi ecurinë e moshës mediane dëshmojnë një përmbysje historike të strukturës moshore në vend, duke e zhvendosur Shqipërinë nga një prej kombeve me popullsinë më të re në Europë, në një shoqëri me moshë mediane sa mesatarja e Bashkimit Europian.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mediane e Shqiptarëve arriti në 45 vjeç në 1 janar 2026 (mosha mediane nënkupton ku 50% e popullsisë janë mbi këtë moshë dhe 50 % nën këtë moshë), duk u plakur me 7 muaj brenda një viti. Të dhënat për 2026 në Bashkimin Europian nuk janë kalkuluar ende, por në 1 janarin 2025 ky tregues ishte ishte 44.9 vjeç.
Nga viti 2014 në vitin 2026 mosha mediane e popullsisë shqiptare u rrit me 10.8 vite, ndërsa në BE gjatë kësaj periudhe ky tregues u rrit me vetëm 2.4 vite. Shqipëria u plak 4.5 herë më shpejt se BE-ja gjatë dekadës së fundit tregojnë të dhënat.
Ndërsa Bashkimi Europian ka ndjekur një ritëm plakjeje linear dhe të ngadaltë nga 2014, duke u rritur me mesatarisht 2 muaj në vit, ndërsa Shqipëria u rrit me 6 muaj çdo vit. Ky trend u përshpejtua veçanërisht në dy vitet e fundit, ku mosha mediane nga 43.4 vjeç në vitin 2024, arriti në 44.3 vjeç në vitin 2025 dhe së fundmi në vlerën rekord prej 45.0 vjeç në vitin 2026.
Kjo kurbë e mprehtë do të thotë se për herë të parë, gjysma e popullsisë shqiptare sot është mbi 45 vjeç, duke arritur apo edhe tejkaluar zyrtarisht nivelin e Bashkimit Europian me moshë mesatare 44.9 vjeç, me të dhënat e vitit 2025.
Ky fenomen i shpejtimit demografik shpjegohet me normën jashtëzakonisht të ulët të lindshmërisë dhe valëve të pandërprera të emigracionit që prekin kryesisht moshën e re dhe atë riprodhuese. Largimi i forcës vitale të punës ka lënë pas një strukturë popullsie që rëndohet me shpejtësi drejt moshave të thyera.
Pasojat e këtij transformimi pritet të jenë të thella dhe afatgjata për vendin. Tregu i punës do të përballet me mungesë te burimeve njerëzore dhe rritje të moshës mesatare të fuqisë punëtore, gjë që mund të frenojë produktivitetin dhe të dëmtojë konkurrueshmërinë e bizneseve vendase.
Nga ana tjetër skemat e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore do të pësojnë një presion të jashtëzakonshëm financiar, teksa raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve po ngushtohet në nivele kritike. Paralelisht, sistemi i kujdesit shëndetësor do të duhet të riorientohet urgjentisht drejt shërbimeve geriatrike dhe trajtimit të sëmundjeve kronike, duke kërkuar fonde më të larta publike. Zhvillimet demografike po rrezikojnë të kthehen në ngarkesën më të rëndë për zhvillimin e qëndrueshëm në dekadat e ardhshme./ Monitor
Pensionistët në Shkodër vijojnë të sorollaten pranë zyrës së postës. Ato ankohen se nuk arrijnë të marrin...
Sheqeri dhe pijet energjike janë kthyer në një trend për të rinjtë pa ditur rreziqet shëndetësore që kanë.&n...
Humbja e kontaktit me një nip apo mbesë është një nga përvojat më të dhimbshme që mund të përjetojë...
Mbi 26.600 maturantë i janë nënshtruar këtë të martë të 2 qershorit provimit e Maturës Shtetërore 2026, me tes...
Këtë të martë rreth 26.600 maturantë nga e gjithë Shqipëria do ti nënshtrohen provimit të parë të Matur...
Popullsia e vendit po vijonnë tendencën tkurrëse pa kthim, e nmdikuar nga si nga rënia e lindjeve, ashtu dhe nga emigracioni, kur reth 28....
E ndërsa fermerët presin një sezon me rendiment të lartë, ata paralajmërojnë se mungesa e punëtorëve po rrezikon ...
Një plan i gjerë transformimi është vënë në lëvizje për t'i dhënë një pamje krejt të re prona...
Në Ora News ishte e ftuar ekspertja e çështjeve sociale, Suela Koçibellinj, ku u diskutua për terapitë hormonale dhe debatet...
Në protestën e organizuar nga Koalicioni ‘Pro Familjes’, kundër trajtimit hormonal në QSUT që ka premtuar qeveria, pastori ...