Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjendet i vrarë Sel Çami kishte kryer dënimin për vrasjen e nipit të Ben Qimes! I plagosur i vëllai Media britanike: Çdo ditë burgoset një trafikant shqiptar droge, TikTok-u po ushqen ciklin e krimit Vrasje në Fier, ekzekutohet një person (EMRI) Deklaratat e Spiropalit dhe Veliajt për Ramën dhe Ballukun, Kalaja: Në Partinë Socialiste është hapur puset... Reshjet dhe erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë në tri bashki të Kukësit Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e muzikës Molly Meldrum, njeriu që zbuloi dhe promovoi yjet e... Moti i keq godet Shkodrën, dëmtime në banesa e shkolla, ndërpritet energjia, bllokohen disa akse rrugore Lufta Ukrainë-Rusi zhvendoset drejt Mesdheut? Goditet dhe fundoset një anije luftarake ruse në portin e Ben... Sulmi ndaj anijes luftarake ruse ka pasur origjinë nga territori shqiptar? MEPJ: Pretendime të pavërteta! “Alienët po jetojnë mes nesh dhe po sfidojnë ushtrinë amerikane”, pretendimi i ish-kontraktorit të Pentagon... Plagosje me thikë në Pogradec VIDEO/ Reshje shiu intensive, rrugët e Tiranës mbushen me ujë
SOCIALE

Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10

P
Piranjat30 June 2026, 18:42 · 2 min lexim
Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në

Qendra shëndetësore nr. 10 në Tiranë vijon të jetë e rrethuar nga mbeturinat. Në një hapësirë ku duhet të mbizotërojë pastërtia, pirgjet e plehrave dhe inertëve të ndryshëm qëndrojnë prej muajsh pranë kazanëve të tejmbushur.

Kjo gjendje skandaloze është denoncuar publikisht, por Bashkia e Tiranës dhe kompania e pastrimit Eco Tirana vijojnë të mos reagojnë.

Mbetjet urbane dhe inertët janë bërë grumbuj pranë qendrës shëndetësore, duke krijuar një mjedis të rrezikshëm për pacientët dhe banorët e zonës.

Qytetarët shprehen se jetojnë prej kohësh me këtë problem, ndërsa kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. “E paguajmë ne bashkinë, shtetin. Edhe jetojmë ne këtu, e para është spitali, skandaloze”, thotë një banor i indinjuar.

Banorët e zonës e përshkruajnë situatën si të padurueshme. “Aq na shqetësojnë sa nuk e ke idenë. Për të qenë është shumë e rëndë”, shprehet një tjetër.

Të tjerë shtojnë se shqetësimi është i përbashkët dhe se policia nuk duhet të merret vetëm me gjobat e makinave, por të sigurojë që kazanët të mos mbushen me plehra.

Ndërkohë, punonjësit e Eco Tirana shihen gjithnjë e më rrallë në terren. Banorët thonë se mbetjet nuk janë hequr prej më shumë se një muaji.

“Masa duhet të merren, është e përhershme njësoj”, shprehet një qytetar. Kjo heshtje e institucioneve tregon mungesën e përgjegjësisë për një problem që prek shëndetin publik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.