SOCIALE

Rritja me rënie, sektorët me kontribut negativ në ekonomi kanë 476 mijë të punësuar, 45% të totalit

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Qershor 2026, 08:27

Rritja me rënie, sektorët me kontribut negativ në ekonomi

Ekonomia vendase është rritur me gati 4% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT. Ndonëse kjo shifër është e dyta më e larta në rajon, pas Kosovës, sipas të dhënave të Bankës Botërore, kontributi sipas sektorëve tregon një histori krejt të ndryshme.

Përtej shifrës optimiste, dy sektorë shumë të rëndësishëm për punësimin, “bujqësia” dhe “prodhimi e industria” kanë dhënë kontribut negativ negativ në ekonomi, teksa janë në rënie prej dy vitesh.

Sipas të dhënave të INSTAT, bujqësia u tkurr me 2% në 2025-n, për të pestin vit radhazi, ndërsa industria u tkurr në total me 1.6%, për të dytin vit radhazi, teksa një pjesë e rëndësishme e saj, manifaktura është në rënie për tre vite radhazi.

INSTAT raporton se nga 1.04 milionë të punësuar në vend,  33.8% e tyre janë në bujqësi, ose 352 mijë persona (këta raportohen kryesisht si të vetëpunësuar). Industria në total ka  124 mijë të punësuar, ose 12% të totalit.

Të dy këto sektorë punësojnë gjithsej 475 mijë të punësuar, ose 45% të totalit.

Florian Zekja përfaqësues I Manifakturës thotë se situata në sektorin e manifakturës paraqitet mjaft e paqartë dhe dinamike. “Një studim i Bankës së Shqipërisë thekson se nga sektori i manifakturës janë larguar rreth 16,500 persona, të cilët kanë zgjedhur ose asistencën sociale, ose janë përthithur nga sektorë të tjerë apo nga administrata publike( nivel sanitar punë të pakualifikuara).

Një fenomen që po zbatohet me sukses nga bizneset e manifakturës është frenimi i kostove të prodhimit përmes punësimit të punëtorëve të huaj. Rritja e kostove të menaxhimit, si edhe kërkesat në rritje nga punëmarrësit shqiptarë, ka çuar në diversifikimin e stafeve, duke krijuar struktura mikse mes punëtorëve vendas dhe atyre të huaj.

Nga informacioni që kemi nga kolegët, rezulton se në qytete si Shkodra, Tirana, Durrësi, Berati apo Vlora, kjo praktikë po funksionon mirë. Pavarësisht se për punëtorët e huaj një punëdhënës duhet të sigurojë pagën minimale, akomodimin dhe pjesërisht ushqimin, kostot mbeten sërish më të ulëta sesa për një punëtor vendas”.

Ai shton se si përfundim, një pjesë e punëtorëve që po largohen si pasojë e reduktimit të aktivitetit të bizneseve të manifakturës po i drejtohen emigracionit, administratës publike ose zyrave të punës për të përfituar asistencë sociale.

Në pesë muajt e parë të vitit, eksportet e tekstile dhe këpucëve, punëdhënësi më i madh në manifakturë, me rreth 50 mijë të punësuar, ranë me 7.3% për janar-maj dhe vetëm për majin tkurrja ishte 14%. Zekja thotë se industria po goditet nga rënia e euros, rritja e kostove, krizat gjeopolitike.

“Ka një mungesë totale vëmendjeje nga qeveria, që nuk ka marrë marrë asnjë masë për t’i ardhur në ndihmë prodhuesve. Edhe iniciativa “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, që duhet ët ishte gati në korrik, duket se do të shtyhet, pasi nuk është firmosur akoma VKM”.

Hoxha: Po rriten sektorët ku hyn më kollaj paraja informale

Industria dhe bujqësia kanë kontribuar negativisht me 0.6 pikë përqindje (nga -0.3 pikë përqindje secila) në rritjen e 2025-s.

Kontributin kryesor e ka dhënë administrata publike, me 1.7 pikë përqindje, i nxitur kryesisht nga rritja e pagave në shtet. “Administrim publik, Shërbimet Sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera” kishin në 2025-n rreth  227 mijë të punësuar, ose 21.7% të totalit. Aktiviteti i dytë janë “taksat neto” dhe këto të lidhura me rritjen e pagave.  Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se rritja e të ardhurave nga kontributet dhe TAP, solli 77% të zgjerimit të ardhurave buxhetore në 2025

Në total, të dy këto aktivitete kanë ndikuar në 2.8 pikë përqindje të rritjes ekonomike në 2024-n, ose 72% të saj.

Aktivitetet reale të ekonomisë kanë ndikuar në rritjen totale prej 3.9% me vetëm 1.1 pikë përqindje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vetëm tre sektorë po ecin mirë në ekonomi: “ndërtimi”, “pasuritë e paluajtshme” dhe “tregtia, transporti, magazinimi, akomodimi dhe shërbimi ushqimor”.

Kontributin kryesor e dha ndërtimi, me 0.54 pikë përqindje. Ky sektor sjell në ekonomi vetëm 7.4% të punësimit, ose 77 mijë persona.

Aktivitetet e real estate dhanë kontributit me 0.45 pikë përqindje. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, ky sektor nuk ka më shumë se 5 mijë punonjës.

Aktiviteti i “tregtia, transporti, magazinimi, akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, ndikoi me 0.45 pikë përqindje, i nxitur kryesisht nga turizimi. Ky është një sektor i rëndësishëm për punësimin, me 25.2% të totalit, ose rreth 263 mijë të punësuar.

Artan Hoxha, analist i ekonomisë, pohon se kontributi në rritjen ekonomike në 2025-n, sipas sektorëve është një provë e fortë se ekonomia financohet masivisht nga kapitalet informale.

“Tre sektorët që po rriten, ndërtimi, pasuritë e paluajtshme, akomodimi dhe shërbimi ushqimor janë ato ky hyn më kollaj paraja kriminale. Parë me kujdes ky nuk është një pastrim, sepse pastrimi përpiqet që të mos lërë gjurmë, por janë investime që kryhen haptazi dhe pa u pashqetësuar”, thotë ai./ Monitor 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime