SOCIALE

Varfëria e tejskajshme, standardi i jetesës në Kukës sa 19% e mesatares së BE, në Tiranë 42%

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Maj 2023, 10:19

Varfëria e tejskajshme, standardi i jetesës në Kukës sa 19%

Në vitin 2021 standardet e jetesës në Kukës janë sa 19% e mesatares së BE-së, duke krahasuar PBB për frymë sipas barazisë të fuqisë blerëse.

Në të njëjtin vit mundësitë ekonomike të qytetarëve më të varfër të vendit nuk janë as sa gjysma e kryeqytetasve.

Në krahun tjetër Kryeqyteti, i cili ka nivelin më të lartë ekonomik në vend i kishte standardin e jetesës sa 42.6 % e BE-së. PBB-ja për frymë e qytetarëve që jetojnë në kryeqytet në vitin 2021 ishte sa 42 për qind e mesatares që konsumoi një qytetar i Bashkimit Europian.

Në qarqet e tjera diferenca është më e thellë. PSH Korça edhe pse me një ekonomi në rritje i kishte PBB-në për frymë sipas paritetit të fuqisë blerëse vetëm sa 23.2 % të BE-së, duke u renditur njësoj me Dibrën për këtë tregues.

Gjithashtu Lezha ,Shkodra e kishin standardin e jetesës sa 22 % e BE-së.

PBB-ja për frymë në Shqipëri ishte në vitin 2021 sa 31.7% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin vit 9 qarqe (Kukësi, Lezha, Shkodra, Elbasani, Dibra, Korça, Berati , Durrësi) kishin PBB-në për frymë poshtë mesatares kombëtare të krahasueshme me BE.

Në krahun tjetër vetëm Tirana, Fieri dhe Gjirokastra e kishin PBB-në për frymë në krahasim me BE-në më të lartë se mesatarja kombëtare (shiko grafikun e mëposhtëm).

Shqipëria vijoi të jetë e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në vitin 2021 dhe me fuqinë më të ulët blerëse. Ndonëse ka një përmirësim të lehtë me 1 pikë përqindje në raport me vitin 2020, shtetet e tjera të rajonit kanë ecur më shpejt në të ashtuquajturin proces të konvergjencës që nënkupton rritjen me ritme më të shpejta se BE, me synim për të kapur mesataren europiane brenda një periudhe të caktuar.

Psh, për Maqedoninë e Veriut treguesi u përmirësua nga 38% e mesatares së BE-së në 42% për të njëjtën periudhë. Për Serbinë treguesi është 44%, për Malin e Zi 48% (nga 45% në 2020-n). Edhe Bosnjë Hercegovina renditet përpara Shqipërisë me 33% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Pabarazia ekonomike vit pas viti po thellohet ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera, për shkak se ekonomia e kryeqytetit po rritet me ritme më të larta se ekonomia e qarkut më të varfër në vend Kukësit.

Për rrjedhojë ritmet e konvergjencës në vend që të ngushtohen po thellohen me tej, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT për PBB-në e Rajoneve më 2021 që u botua këto ditë.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel qarku, në vitin 2021, ishte në Tiranë, me 886 mijë Lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 13,83%, krahasuar me vitin 2020.

PBB për frymë e këtij qarku ishte sa 134% mbi mesataren e vendit.

Në krahun tjetër në qarkun më të varfër të vendit, Kukësi e kishte PBB-në për frymë 395 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 8,74%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte sa 59 për qind e mesatares kombëtar./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

SOCIALE 17 Maj09:39

E vërteta e raportit Luiz-Kejvina

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar tek emisioni ‘Shqipëria Live’ ku ka ndarë me publikun shumë detaje që pas daljes së tij n...

SOCIALE 17 Maj09:38

Euro vijon rritjen pas zgjedhjeve

Euro është rritur ndjeshëm në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë