Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sot dueli vendimtar! Shqipëria për “hakmarrje” ndaj Finlandës Shqipëria i kërkon NATO-s ekspertë kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të dyshuara ruse Rusia lëshon raketa balistike drejt Kievit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin ukrainas Moti i keq në Kukës, bie masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, takohen me Putinin Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet Horoskopi/ Kujdes me shëndetin dhe financat! Shmangni vendimet e nxituara Larje hesapesh mes bandave shqiptare në Spanjë/ Kush janë të rinjtë që u vranë në atentatet mafioze Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Duhet të jemi shumë të qetë e të kujdesshëm!
SPORT

Sot dueli vendimtar! Shqipëria për “hakmarrje” ndaj Finlandës

Mbrëmjen e kësaj të enjte, Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Finlandës, në grupin C1 të Ligës së Kombeve

P
Piranjat12 November 2026, 08:35 · 2 min lexim
Sot dueli vendimtar! Shqipëria për “hakmarrje” ndaj

Mbrëmjen e kësaj të enjte, Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Finlandës, në grupin C1 të Ligës së Kombeve.  Objektivi i vetëm i djemve të drejtuar nga Rolando Maran është konsolidimi i vendit të parë në grup.

Shqipëria vjen si kryesuese, duke numëruar nëntë pikë në katër takime. Kuqezinjtë lënë pas finlandezët dhe Bjellorusinë, të cilat ndajnë vendin e dytë me nga shtatë pikë.

Kjo përballje pritet të jetë një festë e vërtetë, pasi të gjitha biletat e stadiumit janë shitur prej ditësh. Por përveç entuziazmit, kjo ndeshje ka shijen e një "hakmarrjeje" të pastër sportive.

Më 3 tetor, në stadiumin olimpik të Helsinkit, Shqipëria pësoi disfatën e saj të vetme në këtë grup. Ndeshja filloi shkëlqyeshëm me golin e Rei Manajt pas asistit nga Kristjan Asllani.

Megjithatë, kartoni i kuq i marrë nga portieri Etrit Berisha ndryshoi tërësisht fatin e atij takimi. Me një lojtar më pak, kuqezinjtë u ndëshkuan dy herë nga goditjet standarde të ekzekutuara nga Valta.

Pikërisht goditjet e dënimit mbeten arma më e fortë e kundërshtarit nordik që duhet patur në konsideratë. Një tjetër element që e bën jetike fitoren, është edhe historia negative me këtë kombëtare.

Në tetë përballje direkte të luajtura ndër vite, Finlanda ka fituar pesë prej tyre. Fitorja e fundit dhe e vetme zyrtare e Shqipërisë daton plot 46 vite më parë, në vitin e largët 1980.

Shqipëri-Finlandë, do të luhet mbrëmjen e kësaj të enjte, duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.