Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
SPORT

Rinia kuqezi premton shumë, Shqipëria U-19 shënon katër gola në debutimin europian

P
Piranjat11 November 2026, 15:41 · 2 min lexim
Rinia kuqezi premton shumë, Shqipëria U-19 shënon katër gola

Kombëtarja shqiptare U-19 e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, në Ligën B. Ekipi i drejtuar nga Fatjon Tafaj ka regjistruar një fitore bindëse 4-0 ndaj Qipros, duke marrë tri pikët e para në këtë fazë të kompeticionit.

Kuqezinjtë e zhbllokuan rezultatin në pjesën e parë me Gabriel Kullën. Sulmuesi i Sasuolos përfitoi nga pasimi i Alen Vukajt dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë. Pas pushimit, përfaqësuesja shqiptare shtoi ritmin dhe realizoi edhe tri herë të tjera. Armend Muslika ishte protagonisti kryesor i këtij fraksioni, duke shënuar në minutat 48 dhe 66, ndërsa Elson Himallari vulosi suksesin me golin e katërt në minutën e 80-të.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi sfidën me këtë formacion: Raffaele Huli, Lucas Cekrezi, Spasian Nasto, Andreas Llana, Elson Himallari, Armend Muslika, Gabriel Kulla, Oliver Blini, Dion Vata, Alen Vukaj dhe Endrit Asani.

Me këtë fitore, Shqipëria U-19 merr tri pikët e para dhe dërgon një sinjal pozitiv në nisje të raundit të dytë. Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë kundër Armenisë, më 14 nëntor, sërish në stadiumin “Sotira Municipal Stadium” në Qipro.

Top Channel

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.